Zyrtarizohet krijimi i shoqerisë “AIR ALBANIA”. Me anë të VKM Nr. 530, datë 11.9.2018
Keshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen, ndërmjet ortakëve “ALBCONTROL” sh.a.,që përfaqëson palën shtetërore shqiptare, “Turkish Airline” si dhe kompanisë shqiptare “MDN Investiment” sh.p.k., për statutin e shoqërisë “AIR ALBANIA”
Kompania shtetërore “ALBCONTROL” do të zotëroje 10 % të aksioneve ndërkohë dy kompanitë e tjera do të ndajnë aksionet midis tyre, përkatësisht “MDN investiment” 41% dhe Turkish AIRLINE 49%.
Nje nder kushtet e operimit ëe kompanisë se re do të jetë mos transferimi i kuotave brenda nje afati 5 vjeçar si dhe kushti per miratimin nga kompania shteterore, në rast të ndryshimit të tyre pas përfundimit të këtij afati.
Ndërkohë duket se administrimi dhe drejtimi i kompanisë do të kontrollohet nga kompania turke, pasi i është dhënë e drejta e propozimit te administratorit te saj. Administratori i kompanisë do te jete shtetasi turk, Sinan Dilek. /urbanlajme,com/