Rikthehet sot vetingu/ A do t’i “pritet koka” dy prokurorëve shqiptarë?!

0
631

Sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të shpallë vendimin e parë pas sezonit të pushimeve.

Bujar Hoti, prokurori i apelit të Durrësit do të mësojë sot nëse do te punoje më në sistemin e drejtësisë apo jo.

Sot nis punë edhe shkalla e dytë e Vetingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit i cili do te shqyrtoje çështjen e ish-anëtares se Gjykatës se Larte Mirela Fana.

Fana ishte nder 6 magjistratët e vetëm qe dhanë dorëheqjen brenda 3 muajve nga hyrja ne fuqi e ligjit te Vetingut e për këtë arsye verifikimi ndaj saj është ndërprerë. Por komisioneri publik e ka ankimuar çështjen duke kërkuar vazhdimin e Vetingut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here