Skandali CEZ-DIA/ Kastriot Ismailaj kërkon pafajësi

    0
    624
    sh-administratori i kompanisë DIA, Kastriot Ismailaj ka kërkuar pafajësi në Gjykatën e Lartë dhe kërkesa është depozituar në 12 korrik 2018, ndërsa është në pritje të një date se kur Kolegji Penal do të vendosë për shqyrtimin e saj.
    Ismailaj u dënua me 11 vite burg nga Gjykata Penale e Tiranës lënë fuqi më pas edhe nga Apeli, nën akuzën e ”Mashtrimit”, të kryer në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda, si edhe ”Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryer më shumë se njëherë.
    Relator i kësaj kërkesë është përzgjedhur gjyqtari Edmond Islamaj i cili kaloi me sukses procesin e Vettingut por ishte komisioneri publik që e ankimoi dhe kërkon shkarkimin e tij.
    Aktualisht Gjykata e Lartë ndodhet në pamundësi të formimit të trupës gjykuese dhe kërkesa e Ismailajt do të mbetet në pritje si mijëra kërkesa të tjera deri në plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here