SHBA sanksionon furnizuesit e regjimit të Assadit dhe IS-it me naftë

0
608

Departamenti amerikan i Thesarit, ka vënë sanksione kundër katër individëve dhe pesë kopmanive për, siç tha, përfshirje në ofrimin e naftës dhe fondeve për Qeverinë siriane.

Departamenti ka thënë përmes një deklarate se sanksionet godasin Muhammad al-Qatirji dhe kompaninë e tij të kamionëve cisternë, e cila, siç thuhet, ka lehtësuar tregtinë e karburantit midis Qeverisë siriane dhe militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Qatirji ka marrëdhënie të ngushta me Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe ka punuar drejtpërdrejt me IS-in për t’iu siguruar prodhime të naftës, ka thënë Thesari.

Sanksionet kanë shënjestruar edhe një rrjet furnizimi me karburant që vepron në Siri, Liban dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të shënjestrojnë ata që kryjnë transaksione me regjimin vrasës të Assadit dhe mbështesin IS-in”, ka deklaruar Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.

Sipas Thesarit, kompania me seli në Siri, Qatirji ka dërguar armë nga Siria në Irak.

Sanksionet amerikane përcaktojnë se secila pronë e personave të prekur në Shtetet e Bashkuara do të ngrihet dhe amerikanëve u ndalohet të bëjnë biznes me po të njëjtit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here