Janë zbardhur disa nga ndryshimet në sekretariatin e PS. Mesohet se Bashkim Fino do të mbajë një tjetër post brenda partisë, pasi do jetë nënkryetari i Asamblenë Kombëtare të PS-së. Gjithashtu ajo që bie në sy është edhe rehabilitimi i Alfred Pezës, pasi i është besuar posti i sekretarit të Marrëdhënieve me Mediat. Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj janë zgjedhur në kryesinë e Partisë, ndërsa Arben Pëllumbi është zgjedhur sekretar organizativ. Ilir Beqja është zgjedhur sekretar për koordinimin digjital.
Bashkim Fino- Nënkryetari i Asamblesë
Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj u zgjodhën në kryesinë e Partisë
Arben Pëllumbi– Sekretar organizativ
Blerina Gjylameti– Sekretare për koordinimin elektoral
Ilir Beqja- Sekretar për koordinimin digjital
Senida Mesi– Sekretare e burimeve njerëzore
Laert Dulaj-Sekretar për emigracionin
Alfred Peza Sekretar i marrëdhënieve me Mediat