Marcelo i “mbyll” deren Juves

0
453

Pak ditë më parë, Marcelo vinte në pikëpyetje vendimin e trajnerit të Real Madrid për ta zëvendësuar në të 60-tën kundër Gironës, e nuk ishin të paktë ata që ndër fjalët e mbrojtësit madrilen shihnin mesazhe “dashurie” për Juventusin.

Po mbrojtësi i Realit të Madridit, Marcelo, i ka mohuar kategorikisht zërat për një kalim të mundshëm të tij te Juventusi në Serinë A. Deklarata e fundit e brazilianit nuk lë më vend për hamendësime.

“Dua ta mbyll karrierën te Reali i Madridit. Qarkullojnë shumë opinione, që përfundojnë si lajme, por që në fund të fundit janë vetëm sajesa. Kam entuziazmin e 18-vjeçarit Vinicius. Çdo vit e kam treguar dëshirën time për kontribuar për Realin. Ka shumë njerëz që fshihen pas rrjeteve sociale dhe shpikin gjëra të pakuptimta. Kam ende shumë vite kontratë me Realin dhe jam shumë i lumtur këtu në Madrid.

Marrëveshja e fundit e nënshkruar mes futbollistit dhe klubit “merengues” skadon në vitin 2022, ndërsa klauzola e largimit kap shifrën 200 milionë euro.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj