Google search engine
Home Politike Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës bëhet bashkë, miraton projektvendimin kundër shkrirjes me Kavajën:...

Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës bëhet bashkë, miraton projektvendimin kundër shkrirjes me Kavajën: Interesi i qytetarëve, mbi çdo bindje partiake

0
40

Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës miraton projektvendim kundër shkrirjes dhe bashkimit të kësaj bashkie me atë të Kavajës. Pavarësisht bindjeve politike, anëtarët e Këshillit kanë dalë kundër planit të PS-së për reformën territoriale.

Kryetarja e Këshillit bashkiak lexoi edhe qëndrimin unison ndërsa më pas u votua projektvendimi.

“Nuk mund të pranohet një vendimmarrje që prek jetën e mijëra qytetarëve pa një proces transparent. Sot pavarësisht bindjeve politike që kemi, na bashkon mbrojtja e interesit të qytetarëve të bashkisë Rrogozhinë. Kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve, është inkurajuese që kemi gjetur gjuhën e përbashkët. Kur bëhet fjalë për të ardhmen e Rrogozhinës, interesi ynë qëndron mbi çdo bindje politike.”, tha Desi Gixhari, kryetarja e Këshillit Bashkiak të Rrogozhinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here