Mbi 103 artikuj luksozë, duke përfshirë bizhuteri të çmuara dhe ora koleksionistësh me një vlerë totale midis 2 dhe 3 milionë euro, si edhe gjerdanë me rubin, smerald dhe safir, varëse diamanti, vathë, byzylykë, unaza luksoze, si dhe ora prestigjioze Omega dhe Longines u gjetën në atë që cilësohet si ‘thesari’ në zyrën e ish-kryeministrit të Spanjës, José Luis Rodríguez Zapatero.
Sipas hetuesve spanjollë, kjo mund të jetë vetëm një pjesë e “thesarit” të ish-kryeministrir, tani në qendër të një skandali politik dhe gjyqësor që rrezikon të trondisë qeverinë e Pedro Sánchez.
Sipas mediave spanjolle, dosja hetimore e paraqitur në gjykatë është voluminoze, mbi 4,000 faqe, dhe përfshin dyshime për dhënie ndikimi, ryshfet, kontrata fiktive dhe pastrim parash në bashkëpunim me qarqe të lidhura me regjimin venezuelian.
Zapatero, i cili drejtoi qeverinë spanjolle nga viti 2004 deri në vitin 2011 dhe për vite me radhë u konsiderua simbol i reformizmit progresiv evropian, tani akuzohet se mund të ketë qenë në krye të një rrjeti të paligjshëm që shtrihej nga Spanja në Amerikën Latine dhe deri në Kinë.













































