Google search engine
Home Politike Fenomeni Karçanaj çon Erion Velinë drejt lirisë, në pritje të një vendimi...

Fenomeni Karçanaj çon Erion Velinë drejt lirisë, në pritje të një vendimi të Gjykatës së Lartë

0
10

Ilir Dako

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka në duar një ankimim të Erion Veliajt për ndryshimin e masës së arrestit, një vendim që është duke u pritur me ankth nga kryebashkiaku i Tiranës dhe me kuriozitet nga publiku i majtë dhe i djathtë. Erion Veliaj është duke bërë burg mbi akuzat e SPAK, të cilat nuk janë objekt i këtij shkrimi pasi askiush nuk duhet të flasë deri në momentin që drejtësia do të flasë me vendimet e saj.

Veliaj është i pari kryebashkiak i kryeqytetit që është duke u përballur me akuza, të cilat i kanë rezervuar  qelinë në burgun e Durrësit, akuza të cilat janë interpretuar nga vetë Veliaj dhe mediat pranë tij si të pabaza. Krahu kundërshtar i Veliajt e ka akseleruar fantazinë,  duke rënduar akuzat dhe paraqitur Erion Velinë si një monstër kriminale dhe përfaqësues i korrupsionit në Bashkinë e Tiranës.

Pa i hyrë analizës së vërtetësisë së akuzave nga ana e drejtësisë, një fakt është realitet. Erion Veliaj është sot viktima e mirëfilltë e luftës brenda lloji, luftë e nisur me një denoncim nga Nesti Angoni(Lubia), dhe u amplifikua nga një bashkëpunim i frikshëm midis Sali Berishës dhe Belinda Ballukut, në një valë protestash që financoheshin nga vartësja potente e Edi Ramës. Pazarin midis Ballukut dhe opozitës e ka pranuar vetë Sali Berisha, i cili deklaroi se financimet  për protestat e opozitës kundër Veliajt ishin financim i dretëpërdrjetë i Belinda Ballukut. Në përgjimet e Ballukut dalin biseda midis drejtorëve të Belindës dhe eksponentëve të PD, ku kërkohej pjesmarrje më e fuqishme dhe gatishmëri për të financuar më shumë para për potencimin revolucionit blu që u lokalizua në Bashkinë e Tiranës. Bashkëpunim e i pazakontë midis zëvendës Kryeministres socialiste dhe Sali Berishës kishte prapavijë politike, ku Belinda Balluku pastronte rrugën e saj si pasardhëse e Edi Ramë,s duke ngelur e vetme si në ekzekutiv dhe në marrjen e kreut të PS. Pazaret e dyshes Balluku u bënë të qarta gjatë përgjimeve që u zbardhën nga transkriptet e SPAK, ku evidentoheshin qartazi pazaret e Ballukut me bizneset e Berishës. Ulaj, Metalia, Shtufi dhe disa biznesmenë të lidhur ngushtë me Saliun dhe Shkëlzenin ishin përfituesit e trenderëve qindramilionë euro, por dhe koncencioneve, centraleve diellore, apo dhe lejeve të ndërtimit. Veliaj u kryqëzua dhe Belinda i hapi rrugën vetes nëpërmjet bashkëpunimit me Sali Berishën. Arrestimi i Veliajt i solli buzëqeshjen vartëses së Edi Ramës, të cilës fatkeqësisht Karma ju kthye kundër. U zbardhën pazaret e saj, lojërat e pista kundër PS në bashkëpunim me Sali Berishën dhe marrja e saj si e pandehur për korrupsion, pabarazi në tenderë dhe shumë shpejt dhe për shkatërrimin e interesave kombëtare. Vartësja e Edi Ramës tashmë është drejt qelisë dhe gjithçka është kthyer në invers. Lufta e pasens e nisur brenda PS u kthye në një epope kurbanësh, ku Belinda duhet të paguajë haraçin e saj për agresionin anti PS dhe anti Veliaj. Mbajtja e Erion Veliajt në qeli duket se është punë ditësh dhe një vendim i Gjykatës së Lartë nisur nga deklarata e Kolegjit të Bashkuar, duket se mund ti hapë rrugë Veliajt për të lënë qelinë. Rasti Karçanaj e cila ka mbi kurriz akuza tejet të rënda për bashkëpunim me organizata kriminale, marrje peng dhe grabitje fondesh, duket se ja ka lehtësuar hapjen e portës së lirisë Erion Veliajt, duke u bërë një precedent pozitiv për një vendim pozitiv të Gjykatës së Lartë. Në raport me demonet Karçanaj dhe Lubinë Balluku shndërrojnë Erion Velinë në engjëll që po rri në qeli jashtë standardeve të vendosura nga dy faktorët e mësipërm. Nisur nga sipërcitimet, por dhe nga praktika e re e Kolegjeve të Bashkuara, Erion Veliaj pritet të dalë nga burgu si  një person që nuk ka më shumë gjynahe se Balluku dhe Karçanaj  që gëzojnë lirinë e plotë.

Precedenti Karçanaj është sinjal që praktikat e reja të paraburgimeve të liberalizohen dhe tu japin liri të burgosurve si Erion Veliaj, pse jo dhe Ilir Meta dhe Ilir Beqaj. Tashmë drejtësia shqiptare ka hyrë në një ritëm të ri të operimit me paraburgimet, ku shumë personazhe të akuzuar për korrupsion, veprimtari kriminale dhe vepra të tjera të ngjashme të përballen me drejtësinë nga kushte më të lehta dhe në fund të dënimit o të përfundojnë në qeli ose të fitojnë pafajësinë. Kjo vlen për Karçanaj, Erion Velinë, Ilir Metën, Sali Berishën, Jamarbër Malltezin  dhe shumë zyrtarë dhe pushtetarë të akuzuar, të cilët po ballafaqohen me akuza nga SPAK. Gjykata e Lartë duhet të mbajë një standard, ndryshe kemi të bëjmë me një inkuizicion ndaj një kategroie të caktuar, ku padyshim pretendimet e palëve do rrisin dyshimet për një sistem të dyshimtë drejtësie, ku një palë e shikon “të Nënës” dhe tjetrën të “Njerkës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here