Homazhet për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit kanë nxjerrë akoma më shumë në pah përçarjet në PS.
Belinda Balluku mbërriti në homazhe me ‘grupin’ e saj parlamentar, të përbërë kryesisht nga deputetët e qarkut të Fierit.
Ajo nuk iu bashkua grupit të deputetëve të PS, të cilët mbërritën veçmas, të kryesuar nga Taulant Balla.
Ndërkohë një tjetër ‘dele e zezë’ në PS mbërriti vetëm në homazhe.
Bëhet fjalë për ish-kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila ka sfiduar hapur kryetarin e saj, Edi Rama. 













































