Google search engine
Home Sport Shqetësim në La Liga, arroganca e Kilian Mbape po e përçan grupin...

Shqetësim në La Liga, arroganca e Kilian Mbape po e përçan grupin e Realit të Madridit

0
34

Në Spanjë Reali dhe Barcelona do të kenë dhe një duel klasik mes tyre për të parë se cila do ta fitojë titullin. Por është e qartë se Barcelona është më afër këtij objektivi nisur nga diferenca me pikë, që sado e vogël ka peshë në këto xhiro të fundit të garës. ndërkohë, situata në radhët e madrilenëve nuk është më e mira e mundshme, pasi përplasjet e brendshme kanë shkaktuar shqetësim deri te presidenti Florentino Perez. Mësohet se Reali i Madridit mund të ketë miratuar madje largimin e Kilian Mbapesë drejt Italisë për pushime, por ata brenda dhomës së zhveshjes së “Los Blancos” nuk janë aspak të kënaqur me atë që ka ndodhur ditët e fundit, sipas raportimeve nga Spanja.

Të dielën në mbrëmje, vetëm 12 minuta para fillimit të ndeshjes së Madridit kundër Espanjolit, Mbape mbërriti në kryeqytetin spanjoll pas një pushimi të shkurtër në Kaliari me partneren e tij, Ester Exposito. Pasi pësoi një dëmtim në muskujt e pasëm të kofshës në barazimin 1-1 muajin e kaluar kundër Real Betisit, francezit iu dha leje nga klubi për të marrë pushim. “Çdo planifikim për lojtarët e dëmtuar mbikëqyret gjithmonë nga stafi mjekësor i Real Madridit, të cilët vendosin kur duhet të shkojnë në Valdebebas dhe kur jo”, tha trajneri Alvaro Arbeloa.

“Në kohën e tij të lirë, Mbape mund të bëjë çfarë të dojë, si çdo lojtar tjetër”, shtoi ai. Megjithatë, koha e këtij udhëtimi – me Madridin që mbetet pas liderit të pakapshëm Barcelona në një sezon pa trofe – ka ngritur pikëpyetje te tifozët gjatë një periudhe të tensionuar. Në fakt, një raport i ri nga media spanjolle “AS” sugjeron se pushimet shumë të ndjekura të Mbape dhe ekspozimi që ato sollën kanë “shkaktuar konfuzion dhe shqetësim” brenda klubit.

“Nuk ka pasur shumë vlerësim për faktin se sa e dukshme u bë udhëtimi i Mbape në rrjetet sociale, një situatë e nxitur pjesërisht nga paaftësia – ose mungesa e dëshirës – së lojtarit për të qëndruar larg vëmendjes”, thuhet në raport. Me Barcelonën pranë fitimit të titullit në La Liga, thuhet se sjellja e Mbapesë në një moment kaq delikat ka qenë “e vështirë për t’u kuptuar” për disa persona prapa skenave te Reali.

Për më tepër, ndërsa bashkëlojtarët e tij ishin të përqendruar te ndeshja kundër Espanjolit, niveli i ekspozimit të udhëtimit të tij thuhet se ka “krijuar distancë” mes lojtarit dhe dhomës së zhveshjes. Real Madridi aktualisht ndodhet 11 pikë pas Barcelonës në tabelë me katër ndeshje të mbetura. Dy ekipet do të përballen të dielën (10 maj) në “Camp Nou”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here