Një vizitë surprizë që po bën bujë në të gjithë botën! Lionel Mesi u shfaq në garën e madhe të Çmimit të Madh të Formula 1 në Majemi.
Ylli argjentinas është fotografuar duke hipur në makinën e Kimi Antonelit në garazhin e Mercedes, përpara se të pozonte me talentin italian dhe Xhorxh Rasëll.
Vetë Kimi mbante veshur një fanellë të Inter Majemit për këtë rast.
Kapiteni i ekipit kombëtar fitues të Kupës së Botës në fuqi nuk e harroi vendlindjen e tij, Argjentinën. Përveç pilotëve të lartpërmendur, ai u takua edhe me bashkëkombësin e tij argjentinas Franko Kolapinto.
Mesi shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Antonela Rokuzo, dhe tre djemtë e tyre, Thiago, Mateo dhe Ciro.
Përveç ish-lojtarit të Barcelonës, të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe yje të tjerë të sportit, nga ish-tenisti Rafael Nadal te golfisti Xhon Rahm dhe ish-lojtari i NBA-së Shaquille O’Neal.







































