Google search engine
Home Ekonomi Pasojat e luftës në Iran, çmimet e karburanteve rriten me gati 50%...

Pasojat e luftës në Iran, çmimet e karburanteve rriten me gati 50% në SHBA

0
23

Çmimet e karburantit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pësuar një rritje të ndjeshme që nga fillimi i konfliktit me Iranin më 28 shkurt.

Sipas të dhënave nga AAA, çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt ka arritur në 4.45 dollarë.

Statistikat tregojnë se çmimi është rritur me 34 cent vetëm gjatë javës së fundit.Krahasuar me fundin e shkurtit, rritja është 1.47 dollarë për gallon. Pra në total, kjo përkthehet në një rritje prej rreth 49.3%

Rritja e çmimeve lidhet drejtpërdrejt me tensionet dhe pasiguritë në tregjet globale të energjisë pas përshkallëzimit të konfliktit.

Tregjet reagojnë shpesh me rritje të çmimeve në situata të tilla, për shkak të frikës për ndërprerje të furnizimit dhe paqëndrueshmëri në rajonet prodhuese të naftës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here