Google search engine
Home Politike “Mua më kanë thënë që…”, Klosi bën deklaratën e fortë: Berisha e...

“Mua më kanë thënë që…”, Klosi bën deklaratën e fortë: Berisha e kishte planifikuar që do kishte vrasje në 21 Janar

0
28

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka bërë deklarata të forta lidhur me ngjarjet e 21 Janarit, duke pretenduar se dhuna dhe viktimat e asaj dite nuk ishin të rastësishme.

I ftuar në  një emision televiziv ai u shpreh se ngjarja u zhvillua para syve të kamerave, ndërsa sipas tij pati përpjekje të qëllimshme për të zhdukur provat.

Klosi deklaroi se, pas protestës, u ndërmorën veprime për të fshirë gjurmët, duke përmendur fshirjen e serverit të Kryeministrisë dhe izolimin e Gardës për disa ditë.

Ai shtoi se edhe prokuroria u pengua në hetime, ndërsa prokurorja u sulmua publikisht pas lëshimit të urdhrave të arrestit.

Klosi akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha, duke pretenduar se situata ishte e parashikuar dhe se përdorimi i dhunës kishte si qëllim demonstrimin e kontrollit mbi sigurinë në vend.

Klosi: Për 21 Janarin, u zhvillua para kamerave. Unë kam qenë në shesh para Kryeministrisë. Nga Berisha u punua që të mos kishte prova për ngjarjen. U fshi serveri i Kryeministrisë. Garda u mbajt 3 ditë brenda. Pati të lënduar dhe u kuruan në Kryeministri. U quajt prokurorja me epitete nga më skandalozet vetëm pse lëshoi urdhër arreste. Është luftuar nga ata që shkaktuan ngjarjen që provat të fshiheshin.

Asnjë urdhër i prokurores nuk u miratua dhe u tallën me të. Ishte një pushtet absolut atëherë, jo si sot. Rama thotë që e mbështet prokurorinë. Nuk thotë që prokuroria përbëhet nga horra. Edhe Gërdeci, gjyq pas gjyqi. Është më kollaj që SPAK të merret me ngjarje të freskëta, sepse e ka më kollaj, sesa të merret me ngjarjet që populli është i interesuar. Çfarë ndodhi me Gërdecin, që u vranë 26 veta, me 21 Janarin, që u vranë 4 burra që ishin me duar në xhepa. Në fund të protestës, kur nuk kishte rrezik, u qëllua.

Atë ditë ishte e planifikuar të vriteshin. I shërbenin Berishës. Tek ndërkombëtarët kishte diskutime që çfarë është më e rëndësishme në Shqipëri, siguria apo demokracia? Demokracia është e ardhmja që do të futet në BE, që do të kërkojë një kohë të gjatë. Siguria është fenomen më delikat. Ne na ka ndodhur në zgjedhjet e 1997. U bënë me ndihmën e autoblindave italiane. Vrasja e tyre është humbje e sigurisë. Ky ka qenë një mesazh që na kanë dhënë dhe unë jam dëshmitar. Për partnerët, siguria është e rëndësishme, pastaj demokracia. Siguria bëhet me organizim. Berisha këtë gjë e dinte. Mua më kanë thënë që jemi me atë qeveri që garanton sigurinë. Berisha e dinte dhe donte të tregonte që unë siguroj sigurinë në vend edhe nëse duhen vrarë njerëz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here