Xherdan Shaqiri bën kthesën e papritur, ai pretendon të kthehet në kombëtaren zvicerane

0
42

Zvicra është një përfaqësuese serioze në futbollin europian dhe vitet e fundit ka pasur goxha arritje në ballafaqimet ndërkombëtare, duke shkuar rregullisht në europianë e botërorë, madje është kualifikuar deri në çerekfinale të këtyre aktiviteteve, duke dëshmuar cilësi dhe një futboll tërheqës. Por Zvicra nuk do të kishte arritur këto nivele nëse nuk do të kishte pasur në gjirin e saj edhe disa lojtarë shqiptarë që janë të nivelit të lartë si Granit Xhaka, njëherësh kapiten i përfaqësueses zvicerane, Xherdan Shaqiri e më herët edhe Valon Behrami, Admir Mehmedi etj. Prej kthimit te Bazeli, Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer si askush tjetër në Superligën e Zvicrës në futboll. Paraqitjet e 33-vjeçarit kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të tifozëve të Baselit, por edhe të tifozëve të Përfaqësueses së Zvicrës në futboll.

Pas paraqitjeve të mira te Bazeli, a mund Xherdan Shaqiri të jetë pjesë e planeve të selektorit Murat Yakin? “Kurrë mos thuaj kurrë. Kështu thonë në biznesin e futbollit”, ka thënë Shaqiri në një intervistë të gjatë për “Blick”, kur është pyetur për mundësinë e kthimit te Zvicra. Por lojtari me 125 paraqitje për Zvicrën ka vazhduar menjëherë: “Për momentin, kthimi nuk është çështje”. Shaqiri i dha fund karrierës te Zvicra në verën e këtij viti, pas Kampionatit Evropian të mbajtur në Gjermani. Prej atëherë çështja “Zvicër” është e mbyllur për lojtarin ofensiv. “Gjithnjë isha shumë krenar që e vishja atë fanellë. Më nuk mendoj për të dhe e shijoj kohën me shokë e familje gjatë pushimeve ndërkombëtare”, ka thënë Shaqiri.

Përplasjet me trajnerin Jakin

Ai ka pranuar se jo gjithnjë është pajtuar me trajnerin Murat Jakin. “Kemi pasur opinione të ndryshme, po. Por asgjë tjetër nuk ka ndodhur. Kam pranuar shumë komente pozitive pas pensionimit. Nuk jam dëgjuar me selektorin”, ka shtuar Shaqiri. Ai ka debutuar te Zvicra që në vitin 2010. Në 125 paraqitje i ka realizuar 32 gola. Vetëm Granit Xhaka ka më shumë paraqitje se Shaqiri për “helvetikët”, 135. Sa u takon golave, para Shaqirit në listë janë vetëm Alexander Frei, Kubilay Turkyilmaz dhe Max Abegglen. Shaqiri në verë u kthye te Bazeli. Falë paraqitjeve të mira, mundësoi që Bazeli të kthehet në garë për titull të kampionit në Zvicër.

Në 14 paraqitje në këtë kampionat i ka pesë gola e tetë asistime. Pas pjesës së parë të kampionatit zviceran, Bazeli është i dyti me 30 pikë, një më pak se Lugano. Ndeshjen e ardhshme zyrtare Zvicra e luan më 5 shtator 2025 ndaj Kosovës. Ndeshja u takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Në grup me Kosovën e Zvicrën janë edhe Suedia e Sllovenia. Shaqiri është i vetmi futbollist që ka shënuar gola në gjashtë ngjarjet e mëdha të futbollit, tre kampionate botërore e tre kampionate evropiane. Zvicra shihet si favorite e grupit të saj për t’u kualifikuar në Botërorin e vitit 2026, ndërkohë që Kosova ka pasur futboll në progress e do të përpiqet për më të mirën. Përplasja e Kosovës me Zvicrën është emocionuese për lojtarët shqiptarë të përfaqësueses helvetike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here