Befasi tek Franca, Kilian Mbape mbetet jashtë skuadrës për duelet e tetorit

0
33

Adriatik BALLA

Një nga futbollistët më të mirë në botë, Kilian Mbape, i konsideruar edhe si pasuesi më cilësor pas Mesit dhe Ronaldos, nuk është ftuar nga skuadra e tij përfaqësuese Franca, për duelet e tetorit. Natyrisht, shkaku lidhet me një lëndim që duket se nuk është rikuperuar plotësisht, por me sa duket lojtari dhe trajneri kanë rënë dakord se një grumbullim në këtë periudhë mund të prishte planet e sulmuesit për të qenë vendimtar dhe superiore në radhët e Realit të Madridit. Janë vetë mediat franceze që shkruajnë se Kilian Mbape është lënë jashtë skuadrës së Francës për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve të UEFA-s, pavarësisht se është rikthyer nga një dëmtim këtë javë. Sulmuesi i Real Madridit humbi barazimin 1-1 kundër Atletiko Madridit të dielën për shkak të një dëmtimi në kofshë, por u aktivizua nga stoli gjatë humbjes befasuese 1-0 ndaj Lilës në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Pavarësisht se është rikuperuar nga dëmtimi, trajneri i Francës, Didier Deshamps, nuk e ka përfshirë 25-vjeçarin në ndeshjet kundër Izraelit dhe Belgjikës. “Kam biseduar me Kilian. Ai ka një problem që nuk është serioz. Nuk do të rrezikoj, prandaj nuk është në skuadër” tha Deshamps për gazetarët në Paris. Mbape ka shënuar shtatë gola në 10 paraqitje që kur iu bashkua Real Madridit këtë verë. Një tjetër mungesë e rëndësishme është Antuan Griezman, i cili njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar të hënën. “Ai kishte një ndikim të tillë që nuk mund të luajmë në të njëjtën mënyrë” tha Deshamps për humbjen e Griezmanit, i cili u tërhoq në moshën 33-vjeçare pasi kishte fituar 137 paraqitje me kombëtaren.

“Nuk do ta ndryshoj domosdoshmërisht sistemin, por nuk do të kërkoj një lojtar të barasvlershëm”, nënvizoi ai. Sulmuesi i Çelsit, Kristofer Nkunku, i cili fitoi 10 paraqitjet e fundit në qershor të vitit të kaluar, kthehet në skuadër, ndërsa mesfushori N’Golo Kanté mbetet jashtë. Franca do të luajë ndeshjen si mysafir kundër Izraelit të enjten, më 10 tetor, në Budapest për shkak të shqetësimeve për sigurinë në Lindjen e Mesme. “Les Bleus” do të përballen me Belgjikën në Bruksel të hënën, më 14 tetor. Franca aktualisht është e dyta në Grupin 2 të Ligës A me tre pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Italia është e para me gjashtë pikë. Ky grup është shumë i fortë, por besohet se francezët mund ta përmbysnin në fund renditjen për ta marrë ata vendin e parë dhe fitimin e ligës. Gjithçka duket e hapur, pavarësisht se Franca në këtë koment ka në mungesë të rëndësishme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here