Tjetër goditje për Le Pen, Prokuroria e Parisit hap një hetim ndaj saj

0
36
Marine Le Pen, French National Front (FN) political party leader and candidate for the French 2017 presidential election, attends the 2-day FN political rally to launch the presidential campaign in Lyon, France February 5, 2017. REUTERS/Robert Pratta

Ndërsa në Francë ende mbizotëron pasiguria se kush do të marrë frenat e vendit pas raundit të dytë të zgjedhjeve legjislative, prokuroria e Parisit ka bërë një lëvizje të papritur. Një hetim gjyqësor u hap të martën më 2 korrik për të hedhur dritë mbi financimin e dyshuar të paligjshëm të fushatës së Marine Le Pen gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022.Lajmi është bërë i ditur nga transmetuesi BftTv. Vendimi u mor pas një hetimi paraprak dhe përpilimit në vitin 2023 të një raporti nga Komisioni kombëtar i kompetencave të fushatave dhe politikave të financave (Cnccfp), organi që mbikëqyr kufirin e shpenzimeve të vendosur me ligj për kandidatët gjatë zgjedhjeve.

Sipas asaj që u deklarua nga prokuroria e Parisit, dokumenti do të kishte nxjerrë në pah disa parregullsi, si “huadhënie nga një person juridik ndaj një kandidati gjatë një fushate zgjedhore, pranimi nga një kandidat gjatë një fushate zgjedhore i një kredie nga një person juridik, përvetësim i pasurisë nga persona me funksione publike, mashtrim i kryer ndaj një subjekti publik, falsifikim dhe përdorim falsifikimesh ”. Ende nuk janë dhënë detaje mbi natyrën e të dyshuarve. Marine Le Pen kishte investuar pothuajse 11.5 milionë euro në fushatën presidenciale të vitit 2022, e treta e saj, në fund të së cilës Emmanuel Macron u rizgjodh me 58.55% të votave. Përveç hetimit, ajo Kuvendit humbi edhe një nga përfaqësuesit e saj të nivelit më të lartë.

Të martën më 9 korrik, Gilles Pennelle, drejtori i përgjithshëm i partisë dhe arkitekti kryesor i “Planit Matignon”, i cili duhej të siguronte të gjithë logjistikën në rast të zgjedhjeve të parakohshme, dha dorëheqjen. Ndërkohë, mes palëve kanë nisur diskutimet për formimin e qeverisë së re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here