Marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet, avokati zbulon skemën e përllogaritjes

0
64

Duke filluar nga data 6 korrik 2024, hyri në fuqi marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet. Kjo marrëveshje nis zbatimin, ndërsa prej saj përfitojnë si shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali, ashtu edhe shtetasit italianë që jetojnë në Shqipëri.

Nga kjo marrëveshje, përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrantë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj dhe rreth 4 mijë italianë që kanë leje qëndrimi në Shqipëri, përpos atyre që kanë biznese.

Avokati Gylsen Zhllima tregoi në një emision televiziv, se aktualisht bëhet fjalë për një kontratë paraprake ligjore dhe jo konkrete nga e cila mund të përfitojnë individë. Ai u shpreh se që të nis të zbatohet kjo kontratë do të dojë kohën e vet deri në një vit në mënyrë që të bëhen ndryshimet përkatëse në ligjet për sigurimet e të dyja vendeve ose dispozitat duke bërë ligj të posaçëm.

“Është një kontratë paraprake, jo konkrete, nuk nënkupton që personi përfitues përfton nga kjo marrëveshje. Kemi skema të ndryshme sigurimesh, ne punojmë me lekë ata me euro, që do të thotë se është një marrëveshje paraprake dhe kur të kalojë rreth 1 vit mund të nisë të zbatohet. Thjesht ka marrë formën e ligjit, por duhen bërë ndryshimet në ligjet përkatëse, duke ndryshuar ose dispozitat ose duke bërë ligj të posaçëm për sigurimet shoqërore mes dy vendeve. Nuk aplikohet menjëherë, ka firmosur ministri i jashtë, jo ministri i punës dhe shëndetësisë. Në kontratë parashikohet edhe mundësia e bashkimit të dy pensioneve në Shqipëri dhe Itali”, tha avokati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here