Google search engine
Home Aktualitet Helikopteri Cougar dhe 30 efektivë të FA në luftë me flakët, ja...

Helikopteri Cougar dhe 30 efektivë të FA në luftë me flakët, ja situata në Dropull

0
102

Helikopteri Cougar dhe rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm (9 korrik) në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e bashkisë Dropull.

Zjarri po ashtu  ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije me anë të një postimi në rrjetin social Facebook se nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here