Pas shkarkimit të Allegrit, “Zonja e Vjetër” prezanton trajnerin e ri, ja kush do të mbajë ‘timonin’ e bardhezinjëve

0
30

Pas shkarkimit të Maximilianno Allegrit nga stoli i “Zonjës së Vjetër”, skuadra ka bërë me dije se Thiago Motta do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Klubi bardhezi ka bërë me dije përmes një njoftimi në faqen zyrtare deklaratën e shumëpritur duke prezantuar teknikun e ri italo-brazilian.

Vetë trajneri në fjalët e para si bardhezi, shprehu  ambicien për t’i bërë tifozët të lumtur.

”Jam shumë i lumtur që filloj një përvojë të re në krye të një klubi të madh si Juventusi.

Falenderoi pronarët dhe menaxherët, të cilët i siguroj për të gjithë ambicien time për të mbajtur ngjyrat e Juventusit lart dhe për t’i bërë tifozët të lumtur”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here