Baza e armëve në Babicë, Vlora izolohet me kamera sigurie

0
83

Në rrugët e qytetit të Vlorës, po instalohen të tjera kamera, fill pas ngjarjeve të rënda kriminale në qytet si dhe depos së armatimeve të zbuluar në  Babicë rreth 24 orë më parë.

Kamerave ekzistuese që janë vendosur në shumë rrugë të qytetit të Vlorës, tashmë do ti bashkohen edhe disa të tjera të cilat do të mundësojnë mbarëvajtjen, rendin dhe qetësinë publike.

Është Bashkia e Vlorës e cila po aplikon vendosjen e kamerave, ndërsa gjithçka për të rritur standardet e sigurisë rrugore, për ta bërë më të sigurt edhe jetën e qytetareve të Vlorës, por edhe për të mos dëmtuar pronën publike.

Krahas ngjarjeve kriminale, kamerat e vendosura në qytet, kanë qëllimin evidentimin e rasteve të ndotjes, dëmtimit të pronës publike si dhe për të rritur më shumë parametrat e sigurisë rrugore.

Kamerat do të ndihmojnë edhe policinë e Vlorës në monitorimin e trafikut por edhe në evidentimin dhe arrestimin e personave në kërkim apo kontingjentet kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here