“Me goditi me statujë”/ Dalin në dritë detaje të rënda nga sherri i dhunshëm mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias në sy të vajzës, ja çfarë dëshmoi aktorja në polici

0
76

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me sherrin e dhunshëm që përfshihu Princ Lekën, ish-bashkëshorten e tij, aktoren Elia Zaharia dhe babanë e saj. Gjithçka ka ndodhur në banesën e familjes mbretërore, ku jetonte Elia bashkë me të bijën.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se ka qenë pikërisht Princ Leka ai që ka shkuar në banesë, që të marrë vajzën e tij, por dyshohet se aty ka nisur një konflikti verbal, që më pas ka shkuar drejt konfrontimit fizik.

Princ Leka, pasi ka bërë dje denoncim në polici, ka sqaruar para oficerëve se ish-vjehrri i tij, Gjergj Zaharia e ka dhunuar, e ka goditur me një statujë dhe më pas e ka kapur prej xhupi për ta nxjerrë jashtë banese. Ndërkohë, e gjithë skena e dhunës thuhet se ka ndodhur në sy të vajzës së mitur 3-vjeçare. Sakaq, pretendime se është dhunuar ka ngritur edhe Elia Zaharia, e cila ka dëshmuar në polici se ishte kapur me forcë nga duart nga ish-bashkëshorti i saj. Të dyja pakët kanë përfunduar në polici, ndërsa kanë kërkuar urdhër-mbrojtje. Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë. Kujtojmë se Princ Leka dhe Elia Zaharia janë ndarë, ndërsa flitet se princi ka nisur një lidhje të re dashurie me fotografen Blerta Celibashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here