Shpërthimi në Lushnje/ Hetimi nis për 3 vepra penale, pritet të merret në pyetje deputeti socialist

0
26

Shpërthimi i fuqishëm i ndodhur në ambjentet e një magazine në Lushnjë, ku mbetën të vrarë babë e bir, ka sjellë nisjen e hetimeve nga ana e prokurorisë së Fierit.

Hetimet janë duke u kryer në tre drejtime të ndryshme, si “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Shkeljes së kondicioneve Urbanistike” pasi subjekti kishte dalë nga konturet e lejës së ndërtimit të miratuar nga Bashkia Lushnjë dhe “Shkatërim i pronës nga pakujdesia”.

Prokurorët kanë urdhëruar kryerjen e disa ekspertizave për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit, ndërsa nga ana e policisë këtë të diele janë referuar materialet organit të akuzës.

Në pyetje pritet të merren dhe personat e plagosur, përfshirë dhe deputeti i Partisë Socialiste në Lushnjë, Bujar Çela.

Dy të vdekur e 7 të plagosur, është bilanci i shpërthimit të fuqishëm (1 mars) në magazinën në ndërtim që thuhet se është e deputetit Bujar Çela brenda zonës industriale në Lushnjë.

Babë e bir, Roland, 51-vjeç, dhe Elidon Hoxha 23 vjeç, që punonin me vinçin e tyre humbën jetën pas shpërthimit të një bombole oksigjeni që po transportonin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here