“A ke fëmijë t’i Egla?”/ Nuk ndalen sherret në BBV, aktorja shpërthen në ofendime dhe mallkime ndaj Roza Latit: E pafsh nga Zoti, ku e di ajo sa jam përpjekur të…

0
32

Aktorja Egla Ceno ka shpërthyer në ofendime dhe mallkime ndaj Roza Latit, pasi gjatë një sherri mes tyre në dhomën e gjumit moderatorja i përmendi faktin që s’ka fëmijë.

Roza Lati i kërkoi aktores që të mos i drejtohet vajza me gjuhë ofenduese, teksa iu drejtua “ke fëmijë ti?”, por Egla Ceno nuk e ka pritur mirë teksa e quajti prezantuesen një femër kokëboshe dhe budallaqe.

“Ke fëmijë t’i Egla? Si mund t’i drejtohesh vajzave në atë gjuhë? Ke fëmijë ti”, i tha Roza Lati.

“Me kë gjuhë më? Çfarë të duhet ty, se çfarë kam unë jashtë, o budallaqe femër”, iu kthye Egla Ceno.

“Unë budallaqe femër, imagjino çfarë je ti”,shtoi Roza. Ndërsa Egla Ceno vazhdoi: “O intrigante, o kokëboshe, o kokëqype”.

Ndërkohë, ditën e sotme gjatë një diskutimi me banorët e tjerë, aktorja tregoi se ishte prekur nga fjalët e aktores dhe shpërtheu në lot.

“Roza më tha diçka të tmerrshme që më lëndoi shumë. Është shumë plehrë, e paftë Zoti. Ku e di ajo se sa jam përpjekur unë të kem fëmijë”, tha ajo, teksa qante.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here