Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzikën nxjerr faktet “bombastike”

0
143

Premtimi i fundit i kryedemokratit Lulzim Basha për hapjen e dosjeve të agjentëve të KGB dhe UDB në Shqipëri ka ndezur opinionin publik, pasi problemi i dosjeve të Sigurimit të Shtetit shqiptar në periudhën komuniste është më i prekshmi, më reali dhe më i pazgjidhuri në jetën tonë politike. Me dosjet në Shqipëri është manipuluar si dhe sa është dashur, janë tjetërsuar, janë djegur, janë ndryshuar, janë fshehur, janë dërguar në shërbime të tjera jashtë Shqipërisë. Me dosjet është luajtur me fatet njerëzore, janë kapërcyer dhe fshirë ngjarje të rëndësishme, janë fshehur denoncues, emra hetuesish dhe ngjarje të turpshme të personazheve që i kemi ende në poste të larta drejtuese, si në politikë, media, drejtësi, por edhe institucione të tjera të rëndësishme. Për të hedhur më shumë dritë për spiunët e ish-Sigurimit të Shtetit ka reaguar për gazetën “SOT”, studiues i ish-komunizmit për artin dhe muzikën, Qamil Gjyrezi. Ai ka sjellë disa informacione të rëndësishme për atë periudhë, duke nisur nga krijimi i krijimit të “Sigurimit të Shtetit”, deri te “zbarkimi” i spiunëve në Partinë Demokratike të Berishës, por edhe të investigimit të tij për 600 agjentë të UDB në Shkodër.

Reagimi i plotë i Qamil Gjyrezit për gazetën “SOT”:

Propozimi i Lulzim Bashës

Më datë 20 Shkurt 2024, në kuadër të ditës së rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha u mbajt në Tiranë nga ‘Fondacioni për Liri e Demokraci, konferenca: “Përballja me të kaluarën/ Multiperspektiva në histori”. FLD është krijuar me propozim të kryetarit të P.D.-së, Z. Lulzim Basha dhe në këtë institucion marrin pjesë profesorë të shquar, intelektualë, gazetarë e ish-të persekutuar. Këtë institucion e drejton Profesoreshë Enriketa Papa. Në këtë aktivitet kryetari i PD-së Lulzim Basha, kërkoi hapjen e dosjeve të agjentëve të K.G.B.-së dhe U.D.B.-së në Shqipëri. Kjo kërkesë është shumë me vend dhe merr rëndësi të veçantë kur perëndimi, NATO, SHBA, BE, janë në konflikt të hapur me Rusinë e Putin. Kanë kaluar 33 vite mbas rënies së diktaturës dhe dosjet akoma janë të ‘mbyllura’, nga PS dhe kryesisht PD, që nuk ka qenë e interesuar për hapjen e dosjeve. Propozimi i Lulzim Bashës është me vend, për Shqipërinë një vend partneri më i rëndësishëm për SH.B.A, në rajonin e Ballkanit që kërkon të anëtarësohet në B.E. Por cili është misioni i një agjencie të inteligjencës. Një agjenci e inteligjencës është një agjenci qeveritare përgjegjëse për mbledhjen, analizën dhe shfrytëzimin e informacionit në mbështetje të zbatimit të ligjit, sigurisë kombëtare, ushtrisë, sigurisë publike dhe objektivave të politikës së jashtme. Mjetet e mbledhjes së informacionit janë të hapura dhe të fshehta dhe mund të përfshijnë spiunazhin, përgjimin e komunikimit, kriptanalizën, bashkëpunimin me institucione të tjera dhe vlerësimin e burimeve publike.

Kur u krijua “Sigurimi”?

Mbledhja dhe përhapja e këtij informacioni njihet si analiza e inteligjencës ose vlerësimi i inteligjencës. Agjencitë e inteligjencës mund të ofrojnë shërbimet e mëposhtme për qeveritë e tyre kombëtare: -Japin paralajmërim të hershëm për krizën e afërt. -Shërbejnë në menaxhimin e krizave kombëtare dhe ndërkombëtare duke ndihmuar në dallimin e synimeve të kundërshtarëve aktualë ose të mundshëm. -Informojnë planifikimin e mbrojtjes kombëtare dhe operacionet ushtarake, të njohura si inteligjenca ushtarake; -Mbrojnë sekretet e ndjeshme të informacionit, si të burimeve dhe aktiviteteve të tyre, ashtu edhe të agjencive të tjera shtetërore. -Kanë ndikim të fshehtë në rezultatin e ngjarjeve në favor të interesave kombëtare, ose ndikimi i sigurisë ndërkombëtare. -Mbrojtja kundër përpjekjeve të agjencive të tjera të inteligjencës kombëtare, të njohura si kundërzbulimi. Sigurimi u krijua më 19 mars 1943, por sipas studimeve të fundit ajo u krijua më 10 dhjetor 1944, e quajtur Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, përkthim i drejtpërdrejtë i serbo-kroatisht OZNA. Sigurimi kishte rreth 30,000 oficerë, afërsisht 7,500 prej tyre të caktuar në Ushtrinë Popullore.

Spiunët në PD e Berishës

Ndoqa një emision në TV ABC, me analistin Arben Meçe. Zoti Meçe, duke qenë edhe pjesëmarrës në lëvizjen studentore në 1990, me të drejtë kërkon hapjen e dosjeve për politikanët, gazetarët, drejtuesit e institucioneve dhe mediave, që në këtë situatë gjeo-strategjike vazhdojnë propagandën për Rusinë e Serbinë të paguar, kundër perëndimit dhe SH.B.A dhe interesave tona kombëtare. Zoti Meçe deklaron se PD që në fillimet e saja, nuk ka qenë e interesuar për hapjen e dosjeve. Shqipëria është e mbushur me agjentura të huaja, prandaj duhet t’i demaskojmë dhe t’i largojmë nga politika dhe media”, deklaron Z. Meçe. Dosjet janë të ndara në dy kategori, dosjet e shërbimit të brendshëm, të punës operative, ku ka patur bashkëpunëtorë të ish-sigurimit. Dhe dosje shumë të posaçme, që kanë patur të bëjnë me zbulimin e shërbimet e huaja. Sipas Arben Meçe grupi i parë ka qenë shumë aktiv në krijimin dhe në vazhdim në PD, që në vitin 1990. Por grupi i dytë që ka patur të bëjë me shërbimet e huaja, ka qenë shumë aktiv, duke u zgjedhur deri në kryesinë e PD-së. Bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit në drejtimin e PD-së dhe në bazë, nuk e kanë mbajtur kurrë premtimin për hapjen e dosjeve, që do të ndikonte në zhvillimet demokratike. Prandaj sipas Meçe, PD nuk ka qenë kurrë e interesuar për hapjen e dosjeve, mbasi ky grup e uzurpoi PD-në. Prandaj Z. Lulzim Basha ka të drejtë kur deklaron hapjen e dosjeve të U.D.B.-së dhe K.G.B.-së, mbasi janë edhe sot shumë aktiv. Një pjesë e tyre, madje kanë arritur të marrin edhe certifikatën e pastërtisë nga dy komisionet Mezini e Bezhani. Në këtë kontekst, një prej shërbimeve shumë aktive në Shqipëri dhe Kosovë ka qenë U.D.B.-ja jugosllave.

600 agjentë të UDB-së në Shkodër

Studiuesi Dashnor Kaloçi shkruan: ‘Menjëherë mbas mbledhjes së Triestes, Qeveria fashiste e Beogradit filloi t‘a shtoj dhe t‘a intensifikojë sa më shumë aktivitetin armiqësor kundër popullit Shqiptar dhe Republikës Popullore të Shqipërisë. Ajo në bashkëpunim të ngushtë me agjentët imperialistë në Jugosllavi, krijoi qendra të posaçme spiunazhi n‘afërsi të kufirit Shqiptaro-Jugosllav, të cilat merren kryekëput me organizimin e kriminelëve të luftës shqiptarë, të spiunëve të çfarëdo marke, e me rekrutimin e mercenarëve naivë, nga Kosova e Metohija, të cilët i stërvitën, kurse e shkolla të veçanta me anë të oficerëve të sprovuar të spiunazhit Jugosllav’ (Memorie.al). Në këtë kontekst më kujtohet deklarata e një anëtari të Këshillit pluralist në Shkodër në vitin 1991, kur kërkoi që institucionet demokratike, duhet të jenë të kujdesshme me çështjet e sigurisë kombëtare, mbasi në dosjet e ish-sigurimit ‘figurojnë’ 600 agjentë të UDB-së në Shkodër?! Prandaj duhet të hapjen dosjet e ish-sigurimit dhe të bashkëpunëtorëve të brendshëm dhe ata me jashtë, mbasi sot Shqipëria ka nevojë për sigurinë kombëtare, siç ka nevojë për ushqimin dhe është anëtare e N.A.T.O.-s dhe partnere e fuqishme e perëndimit, SH.B.A. (*Shënimi ‘600 agjentë të U.D.B.-së në Shkodër’ është investigim i imi si studiues i ish-komunizmit për artin dhe muzikën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here