Monopatinat elektrike, specialisti i qarkullimit rrugor jep detaje nga drafti i ri rrugor: Mosha minimale e drejtimit 16 vjeç, duhet të…

0
69

Specialisti i qarkullimit rrugor, Gerhard Baka, njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Qarkullimit Rrugor se po punohet për hartimin e një drafti të ri që do të mund të rregullojë lëvizjen e mjeteve të quajtura monopatina, e sheh për shkak të shtimit të qarkullimit të tyre kryesisht në kryeqytet.

Nga një studio televizive, Baka deklaroi se nisur nga fakti se kryeqyteti është promotori i nismave të ndryshme në bashkëpunim me DPSHTRR, është parë e udhës që dhe këto mjete të kategorizohen, të normohen sipas dispozitave të Kodit Rrugor dhe ata të kenë rregullat minimale të respektimit të kodit rrugor.

“Në rast se shkoni dhe blini në monopatinë elektrike, do kërkohet regjistrimi i patinës, të ketë një numër serial të vetin për tu identifikuar, të ketë një dokumentacion njohës për kategorinë e moshës që drejtojnë këto mjete.

Se kemi parë dhe mosha 12-13 vjeçare që drejtojnë këto mjete, që për ne janë rrezik i madh. Synohet që kategoria minimale të jetë 16 vjeç.

Duhet të ecë në korsinë e biçikletave, por janë me bateri dhe fuqia që kërkon është më e paktë se ajo e një drejtuesi biçiklete.

Është një rrezik i shtuar për këtë kategori. Ndaj edhe këta duhet të mësohen të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Ka ankesa se ecin në trotuare, apo se futen në semaforë para mjeteve.

Ka raste që janë konstatuar monopatina elektrike me 90 km në orë në autostradë nga Pallati me shigjeta tek TEG.

Nëse ecën me 90 kilometër në orë ne e quajmë automjet. Me normimin e draftit do të ndalohen kategorikisht që të ndalohen në rrugët e kryeqytetit.

Mendimi ynë është që kryesisht duhen futur jelekët fosforeshentë dhe kaskat mbrojtëse, mbrojtëset e gjurit, bërrylave dhe kraharorët, pjesët ku janë dëmtimet kryesore.

Kemi pasur ndëshkime të drejtuesve me gjoba, veprohet njëlloj si me këmbësorët. Përdorimi më i gjerë është në brendësi të unazës së mesme.

Ne e kemi të normuar duhet të ecin në korsinë e biçikletave dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Ka raste që kemi konstatuar minorenë në drejtimin e këtyre mjeteve, të cilët duhet të jenë kategorikisht të ndaluar.”, tha Baka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here