Milani kërkon mbrojtësin e Kombëtares shqiptare për prapavijën

0
71

Milani është në kërkim të një mbrojtësi këto orë të fundit të merkatos në Itali, teksa pista “Demiral” bëhet mjaft e vështirë për shkak se Al-Ahli nuk kërkon që ta lëshojë.

Për këtë arsye, kuqezinjtë kanë në planë që të transferojnë mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.

Edhe me ardhjen e De Rosit, 23-vjeçari sërish nuk është në planet e Romës, me këtë të fundit që kërkon ta largojë menjëherë në mënyrë që të ketë vend për Anxhelinjon.

Gazetari i “Rai”, Paolo Paganini gjatë emisionit “90 Minuto”, shpjegoi se Milani është i gatshëm që të ulet në tavolinën e bisedimeve me Romën për Kumbullën, i cili shihet dhe si opsioni më i lehtë për t’u arritur këtë merkato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here