Avokati Genc Gjokutaj ka bërë nja analizë të veprimeve të ndërmarra nga SPAK.
Ai thotë se SPAK vepron me një regji politike dhe se veprimet e ndërmarra së fundmi janë thjeshtë dhe vetëm për të zhvendosur vëmendjen nga afera korruptive e vjedhjes së shekullit të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.
Gjokutaj shprehet se, ndërkohë që gjykohet një individ nga opozita, ndërkohë thirret një nga maxhoranca, për të krijuar atë iluzionin dhe bindjen optike se SPAK nuk pyet për përkatësi partiake kur e vërteta është krejt ndryshe.
“Unë e kam thënë dhe do e them që SPAK vepron me një regji politike, është thjeshtë dhe vetëm për të zhvendosur vëmendjen nga afera korruptive e vjedhjes së shekullit të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Ju shikoni se si përkojnë në kohë, seanca gjyqësore, me seancën e pyetjejeve në SPAK të personave, për të krijuar imazhin e rremë që SPAK është i pavaruar. Ndërkohë që gjykohet një individ nga opozita, ndërkohë thirret një nga maxhoranca, për të krijuar atë iluzionin dhe bindjen optike se SPAK nuk pyet për përkatësi partiake kur e vërteta është krejt ndryshe. Ju shikoni sjelljen, agravimin e masës së sigurisë sipas SPAK, është thjeshtë dhe vetëm për të zhvendosur vëmendjen nga afera korruptive e vjedhjes së shekullit, të kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.”, u shpreh Gjokutaj.








































