Google search engine
Home Politike Vëllai i Lefter Kokës: Rama i dha garanci se do ishte në...

Vëllai i Lefter Kokës: Rama i dha garanci se do ishte në arrest shtëpie, si e gënjeu me premtimin se nuk do jetë “non grata”

0
104

Vëllai i Lefter Kokës, Leonard Koka, i njohur si Nar Koka, ka vendosur të flasë për herë të parë mbi çështjen e inceneratorëve. Ai ka akuzuar kryeministrin Rama se ka futur në kurth vëllanë e tij. Gazetari Çim Peka ka zbardhur dhe ka publikuar një bisedë telefonike me Nard Kokën, nga ku duket qartë se ky i fundit bën përgjegjës kryeministrin Rama për burgosjen e të vëllait. Nard Koka madje thotë gjatë bisedës me Kokën se kë e gënjen mendja se Rama nuk është pas aferës së inceneratorëve gabohet.

I pyetur se para se të dorëzonte mandatin e deputetit, a i ka dhënë  garanci Rama që nuk ndodh gjë, ai tha se. “Po, që fola me amerikanët, ti s’ke ‘non grata’. Do të kesh një malore të lehtë po dorëzove mandatin. Po nuk e dorëzove, malorja është më e lartë. Unë i thashë vëllait, mos e dorëzo. Vëllai e dorëzoi”. Ai tha gjithashtu se tekstin e dorëheqjes së Lefter Kokës e ka shkruar Rama. Sipas tij, Lefter Koka ka marrë garanci se do ishte në arrest shtëpie. “Nuk do të shpallin non grata, nëse ti nuk jep dorëheqjen do jetë malorja e rëndë, por në qoftëse e jep dorëheqjen malorja do jetë më e bute. I ka thënë që do jesh në arrest shtëpie”, tha ai.

 I pyetur nëse Rama ka ndërhyrë realisht për ta liruar dhe thjesht s’ka pas mundësi apo e ka gënjyer, ai tha: Thjesht e ka mashtruar sepse i interesonte që vëllai im të ishte në burg që tu mbyllnin inceneratorët ishte skenar me regji e Ramës që të bënte këtë punë. Ai bën përgjegjës direkt Ramën për incenerantorët. “Ju rren menja se ka ndonjëri tjetër përgjegjësi më shumë sesa Rama, ju mendoni se do të bëheshin inceneratoret pa Ramën? Vëllai im realisht me aq sa di unë 2-3 ditë para se të dorëzonte ministrinë ka firmosur një kontratë që ishte kontrata për inceneratorët më mbrapa të gjitha gjërat e financuara nuk janë bërë nga vëllai im janë bërë nga Erioni,është bërë nga qeveria, s’ka lidhje vëllai im.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here