Google search engine
Home Politike Miratohen ndryshimet në rregulloren e Kuvendit në Këshillin e Mandateve, asnjë deputet...

Miratohen ndryshimet në rregulloren e Kuvendit në Këshillin e Mandateve, asnjë deputet i opozitës i pranishëm

0
103

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit të propozuara nga Partia Socialiste janë miratuar në Këshillin e Mandateve.

Gjatë mbledhjes në Këshilin e Mandateve nuk ishte i pranishëm asnjë deputet i opozitës.

Ndryshimet në rregullore do të votohen në Kuvend të enjten gjatë seancës parlamentare.

Maxhoranca miratoi seancën e kaluar (7 Dhjetor) futjen me procedurë të përshpejtuar të ndryshimit të Rregullores së Kuvendit, pas kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës, të cilët hodhën tymuese e shashka gjatë votimit të buxhetit 2024.

Ashpërsohen masat për deputetët e opozitës

Ndryshimet në rregullore parashikojnë ashpërsimin e masave për deputetët të cilët bllokojnë punimet e Kuvendit.

Deri më sot dënimi maksimal është 10 ditë, ndërkohë që PS kërkon që ky dënim të behet deri në 60 ditë.

Në këtë projekt-rregullore që pritet të miratohet nga Kuvendi me gjasa vetëm më votat e PS, deputetet rrezikojnë dënime  të forta për rastet e ndezjes së tymueseve, apo të përplasjes fizike me gardistët. ” Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “ deri në 60 ditë jepet në rastet :

“7. Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “ deri në 60 ditë

Neni 65/2 pikat 1, 4 dhe 5 dhe riformulohen me këtë përmbajtje:
1. “1. Masat disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare” jepet nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Mbledhja e Sekretariatit zhvillohet brenda 48 orëve nga depozitimi i kërkesës.”

Në Nenin 65/3 bëhen ndryshimet si vijon:

Në pikën 4 pas fjalës pezullohet shtohet togëfjalshi “me vendim të ndërmjetëm të Byrosë së Kuvendit, deri në dhënien e vendimit përfundimtar”.
2. Pika 5 shfuqizohet.
II. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here