SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të Tiranës, ja lista e plotë

0
78

Në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, SPAK ka lëshuar 15 udhër-arreste, 4 prej të cilëve janë ekzekutuar. Është lëshuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për:

Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Erjon Muratajn, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Jetmir Llapaj.

Arrest shtëpie: Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola

Operacioni është në vijim.

Kujtojmë së më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.

Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda”  në bashkëpunim, “Shpërdorim i  detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Vënia nën sekuestro është akti i parë i ndërmarrë nga drejtësia për rastin e inceneratorit të Tiranës.
Ndërsa për Elbasanin dhe Fierin, në gjykatë po gjykohen ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish deputeti i PS-së Alqi Bllako. Gjithashtu SPAK po heton dhe rolin e ish zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj në dhënien e këtyre tre inceneratorëve dy biznesmenëve, të shpallur në kërkim. Edhe ndaj Arben Ahmetajt është firmosur urdhërarresti por ende nuk është ekzekutuar dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here