Shqipëria renditet e pesta në botë për çmimin më të lartë të naftës, 1 litër kushton 80 lekë më shtrenjtë se vendet e tjera

0
46

Shqipëria renditet në vendin e 5 në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës. Ky është një rekord i ri për vendin tonë në klasifikimin që bën organizata Global Petrol Prices. Një litër naftë në Shqipëri kushton 197 lekë. Kjo do të thotë se shqiptarët e paguajnë shtrenjtë atë, pasi vetëm 4 vende në botë, Holanda, Islanda, Monako dhe Hong Kongu e shesin më shtrenjtë se ne. Të dhënat periodike që analizon organizata Global Petrol Prices për 150 shtete në botë, tregojnë se Shqipëria për herë të parë thyen një rekord të ri, duke u ngjitur në vendin e pestë për çmimin më të shtrenjtë të naftës që tregtohet në karburante, duke kaluar edhe vende të tilla si Singapori, Zvicra, Finlanda e Norvegjia. Prej disa vitesh, vendi ynë përfshihet brenda listës së 25 apo 30 vendeve më çmimin më të lartë, dhe kjo shpjegohet me përfshirjen e 6 taksave që paguhen direkt në pompë nga blerësit. Ekspertët thonë se nuk janë vetëm politikat fiskale ato që e mbajnë çmimin e karburanteve në këto kuota, por edhe abuzimet në tregun vendas. Sot, çmimi mesatar në rang botëror është 124 lekë, ose 73 lekë më pak se shuma që paguan një qytetar në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here