Google search engine
Home Politike Drejtesi Faktet që nuk i mohon dot Jamarbër Malltezi, zbardhet e vërteta e...

Faktet që nuk i mohon dot Jamarbër Malltezi, zbardhet e vërteta e privatizimit të kompleksit “Partizani”, ja si Sali Berisha tjetërsoi 10 mijë m2 truall të klubit sportiv në favor të dhëndrit të tij duke hedhur poshtë vendimin e vitit 1940 të Jakomonit dhe Shefqet Vërlacit

0
183

Afera me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” duket se po përndjek dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili thuhet se nuk vë gjumë në sy prej ditës kur është thirrur për herë në Prokurorinë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sa i takon kësaj çështje. Dy ditë më parë zoti Malltezi nxitoi të justifikonte këtë skandal, ndonëse ka qenë dhe përfituesi kryesor i kësaj afere, ku përmes një reagimi inatçor në rrjetet sociale, zbuloi se ka bërë një kallzim penal ndaj ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, duke e akuzuar për shpifje mbi padinë që ky i fundit ka bërë për kompleksin në fjalë. Malltezi tenton të justifikojë gjithë aferën, duke dhënë sinjale se ai dhe familja Berisha është trembur dhe se zërat se tringëllimat e prangave të SPAK po kërcasin në horizont për të kanë prishur qetësinë e tij olimpike. Por teksa Jamarbër Malltezi përpiqet t’iu hedhë hi syve shqiptarëve, faktet janë kokëforta dhe e nxjerrin zbuluar atë, për shkak se privatizimi i kompleksit “Partizani” dhe skema që ish-kryeministri Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij ndoqën për të tjetërsuar truallin e klubit sportiv, duke i dhuruar krushkut të tij dhe dhëndrit, plot 10.000 m2 tokë m’u në qendër të Tiranës në vitin 2008 e me një vlerë qesharake prej 100.000 dollarë, shifër kjo që është e barabartë me blerjen e një apartamenti 2+1 në këtë zonë, është një megaaferë që jo më kot po hetohet me themel nga Prokuroria Speciale.

Faktet që nuk i mohon dot Jamarbër Malltezi, zbardhet e vërteta e

Ja si Berisha e tjetërsoi truallin e klubit sportiv dhe ia dhuroi krushkut

Gazeta “SOT” po sjell sot Ekskluzive për lexuesit detaje tronditëse rreth tjetërsimit të kësaj pasurie publike nga familja e ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë mandatit të parë të qeverisë së drejtuar prej në vitet 2005-2009. Demokratët kur erdhën në pushtet në vitin 2005, kishin si slogan “Kohën për ndryshim”. Por, sapo ata fituan zgjedhjet dhe u kthyen në pushtet, tetë vjet pas skandalit të përgjakshëm të piramidave financiare, qeveria e Sali Berishës nuk vuri ndër përparësitë e saj ndryshimet për vendin, që kishte premtuar, por privatizimin e Kompleksit Sportiv “Partizani ” i destinuar për familjen e tij. Gazeta “SOT” po sjellë detaje dhe fakte interesante nga kjo megaaferë, të cilat hedhin dyshimet edhe mbi origjinën e vërtetë të pronës. Kështu, skandali Rama-Berisha i shkatërrimit të komplekseve sportive dhe mjediseve të tjera publike në kryeqytet, madje dhe të Gardës së Republikës, qëndron kryesisht vetëm tek një vendim, që ka firmosur kryebashkiaku Edi Rama në datën 29.12. 2007 për shkatërrimin dhe kthimin në shesh ndërtimi të kompleksit sportiv “Partizani”. Ky vendim, dihet se si dhe përse e në favor të kujt është firmosur e vulosur. Këtë skandal të vitit 2007-2008, të përgatitur prej Ramës së Bashkisë Tiranë dhe Berishës së qeverisë e asgjëson” një shkresë e lëshuar 14 Vjet me parë, pra në vitin 1994, nga zyra qendrore e Arkivës së Shtetit Shqiptar, kur drejtor i Përgjithshëm i kësaj arkiv ka qenë krushku i Sali Berishës, ose më saktë, babai i dhëndrit të Saliut dhe vjehrri i Argitës, zoti Luan Malltezi. Sipas këtij dokumenti. pra kësaj shkrese me numër prot 1586/1, datë 12.05.1994, firmosur asokohe nga drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të shtetit, zotit Luan Malltezi, ish-pronarët e truallit të kompleksit sportiv “Partiza-ni’ në Tiranë, janë shpronësuar nga ish-qeveria Fashiste Italiane, në vitet 1940-1941, duke u paguar truallin kundrejt çmimeve të kohës dhe që ish-pronarët, kanë firmosur marrjen e vlerave përkatëse financiare, Pesë ditë më parë, ish-pronaret, me instruktazhin e kryebashkiakut Edi Rama, kanë dalë në e kranin e një TV-je, ku punon si shef edhe bashkëshorti i një punonjëseje të superpaguar të stafit të Ramës, për të mbështetur aferën korruptive të mafies së trojeve Rama-Berisha.

Prona e kompleksit “Partizani” i përkiste shtetit italian

Mirëpo prona e quajtur “Kompleksi sportiv Partizani” për të cilën ata bërtasin se janë pronare, nuk janë më prona të tyre, por të shtetit italian. Sipas ligjit shqiptar të pushtetit komunist, të ardhur në fuqi në vitin 1944, me aktet e sekuestros të viteve 1945-1946 të ish-pushtetit popullor shqiptar, po kështu edhe sipas marrëveshjes Shqipëri-Itali, që pronat e ish- qeverisë fashiste të kalonin si dëmshpërblim për pasojat e luftës në favor të shtetit shqiptar, këto prona, që prej vitit 1945 kanë cilësimin si pronësi e shtetit. Për rrjedhojë, as kthehen dhe as kompensohen. Këtë e ka konfirmuar edhe krushku i Sali Berishës, pra babai i Jamarbër Malltezit dhe i Olta Malltezit, ish-drejtor i i Arkivës Qendrore të Shtetit, zoti Luan Malltezi, i cili me shkresën e tij zyrtare me numër prot 1586/1, datë 12.05. 1994, përgjigjur pretenduesve si: ish-pronarë të truallit të kompleksit “Partizani”, u konfirmon se jane shpronësuar dhe janë kompensuar e financiarisht nga ish-qeveria italiane që në vitet 1940-194l, për nevoja ndërtimesh publike për projektin italian të kohës, për ndërtimin e aeroportit të Tiranës. projekt që përfshinte dhe kompleksin e sotëm sportiv “Partizani”.

Ja vendimi i Jakomonit për kompleksin “Partizani” në ‘40

Këtë shpronësim dhe kompensim e konfirmon dhe shkresa e datës 25 janar 1940-XVIII, mbështetur në nenin nr. 1 të Dekretit të Mëkambësisë Nr. 178, dt 11.XII. 1939-XVIII, firmosur nga dv. Frances- ko Jakomoni dhe dv. Shefqet Vërlaci, konfirmuar e protokolluar dhe si origjinale, prej sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë dhe të këshillit Ministrueor, dv. Izedin Beshiri. Berisha dhe Rama kanë përpiluar dosjen e kompleksit “Partizani” sipas interesit te tyre, me synim për të përfituar trojet për ndërtimet e tyre private, qe zona me e leverdishme e Tiranës, të jetë pasuri e klanit në fjalë. Në këtë vendim të vitit që kanë lëshuar Rama dhe Berisha, nuk kanë përfituar pronarët e tjerë të zonës, të cilët janë të barabartë përpara ligjit, por vetëm një grup pronaresh ta paligjshëm mes të cilëve dhe dhëndri i Berishës e motra e dhëndrit. Berisha dhe Rama kanë menduar dhe mendojnë se i kane “letrat” në rregull me këtë kompleks ndërtimi që po grabisin në mënyrë të paligjshëm, që kanë projektuar dhe qe kanë ligjëruar. Sepse dokumentet flasin ndryshe, pra jo sipas skemave të Ramës dhe Berishës, të cilët nuk e kanë menduar se “ca letra” të zhdukura prej tyre gjenden edhe në vende të tjera. Mirëpo Berisha, ish-presidenti i një banese I+I në lagjen “Brakë”, sot me shtëpi në Rrugën e Elbasanit, nuk mund të qëndronte me “duar të pastra” ndaj dhe pas vonesës së gjatë të “ndershmërisë” së tij dhe të familjes së tij, vendosi të futet në biznes dhe si burim te fuqishëm, Berisha ka zgjedhur tregun e trojeve, të ndërtimeve dhe lejeve të ndërtimit. Këtë biznes ai ka vendosur të realizojë në bashkëveprim dhe bashkëpërfitim me kryebashkiakun e “dosjes Olldashi”, kryesocialistin Edi Rama, i cili firmos vendime në KRRT-e Tiranës, ndërsa partneri i tij i “qeverisë së duarve të pastra” dhe i “qeverisë në dietë”, i ligjëron në parlament me votat e ushtarëve të tij deputetë dhe të kryeopozitarit. Në këtë kompleks dhe dokument pronësi publike të kompleksit sportiv “Partizani”, të blerë prej qeverisjes se viteve 1940-194l është përfitues dhëndri i kryeministrit Sali Berisha dhe një grup pronarësh fals te cilët janë përdorur prej klikës mafioze të trojeve Rama-Berisha, sa për të hedhur firma qé ligjërojnë grabitjen e këtyre trojeve pasuri publike, të cilat deri në 21 korrik 2008, ligji ndalonte të “vihej dorë”mbi to.

Pazari i vitit 2007

Gazeta “SOT” ka denoncuar në vazhdimësi, veprimet mafioze e të kundërligjshme të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama me sheshet dhe lejet e ndërtimit në kryeqytet. Së bashku me klanin familjar të ish-kryeministrit Sali Berisha, fill pas pazarit të bërë mes të dyve për heshtje ndaj korrupsionit dhe krimeve ekonomike të njeri-tjetrit, Edi Rama, ka regjistruar në “biografinë”e tij korruptive një skandal tjetër të rëndë në zhvatjen e trojeve dhe kthimin e tyre në sheshe për ndërtim pallatesh. Afro 7 muaj më parë, në datën 29 dhjetor 2007, Edi Rama në cilësinë e ish-kryebashkiakut të Tiranës, ka miratuar si shesh ndërtimi kompleksin publik “Partizani”, si godinë banimi dhe shërbimesh me 5, 7 dhe 9 kate, me 2 kate parkim nëntokë. Ky veprim me gjuhën e ligjit quhet abuzim, shkatërrim dhe grabitje e pronës publike, ndërsa me gjuhën e klanit Rama-Berisha, quhet përfitim dhe pasurim. Dhe nuk është rastësi që ky vendim i cili mban siglën e Këshillit të Rregullim-Territorit (KRRT) të Tiranës, rezulton se është marrë në datën 29 dhjetor 2007, ditë që në kalendar rezulton e shtunë, ditë kur administrata publike e ka pushim me ligj dhe po sipas ligjit, në ditë pushimesh nuk njihet si i vlefshëm ligjërisht asnjë veprim zyrtar, përveçse në raste emergjencash civile, që kanë lidhje me ndihmën ndaj popullatës. Qëllimi është për të kthyer kompleksin sportiv “Partizani” në shesh ndërtimi për ndërtim pallati e pallatesh, ku pronar i këtij ndërtimi rezulton se është edhe dhëndri kryeministrit te “duarve të pastra” Sali Berisha, kryemenaxheri i vijës bregdetare shqiptare Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i Argitës dhe motra e tij, Olta Malltezi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here