Frida Krifca “fundos” fermerët shqiptarë dhe i hap rrugë tregut serb për shitjen e grurit, ja si i mashtroi me skemën e subvencionimit duke iu dhënë farën më të lirë

0
74

Ministria e Bujqësisë, Sidorela Braçja vijon që të fundos fermerët, pasi po i hap rrugë tregut serb për shitjen e grurit. Pas një stabiliteti prej disa muajsh, çmimi i grurit duket se ka hyrë në një trend të ri rritjeje. Bursat ndërkombëtare kanë nisur të ndryshojnë në rritje çmimin për këtë produkt, pasi Moska bëri me dije se nuk ka ndërmend që të zgjasë marrëveshjen që lejon eksportin e grurit të Ukrainës nga portet në Detin e Zi. Marrëveshja që lejon transportin e grurit skadon më 17 korrik, ndërkohë që Ukraina është një nga eksportuesit e rëndësishëm të grurit në botë. Por, a do të reflektohet ky trend të tregun vendas? Pyetur nga “SCAN TV”, përfaqësues të Shoqatës së Prodhuesve të Miellit, shprehen se edhe nëse marrëveshja nuk rinovohet, efektet për konsumatorët shqiptarë nuk do të jenë të menjëhershme për disa arsye. Së pari kompanitë vendase kanë rezerva deri në 3 muaj, çka do të thotë se çmimet për një periudhë të caktuar do të jenë stabël. Së dyti ka nisur korrja e prodhimit vendas, i cili u subvencionua nga Ministria e Bujqësisë përgjatë vitit që lamë pas. Megjithatë në këtë pikë kompanitë shprehen se ka probleme, pasi gruri nuk është cilësor për shkak të shirave të shumta të sezonit, dhe e dyta çmimi që kërkojnë fermerët në raport me çmimin në bursa është i lartë, çka i bën grumbulluesit të pa interesuar për të blerë prodhim vendas. Aktualisht fermerët po shesin me 28 lekë/ kg, ndërkohë që konkurrohen ndjeshëm nga Serbia e cila e ofron këtë produkt më lirë. Por për fermerët kostot e prodhimit janë të larta dhe nuk arrijnë që ti mbulojnë ato apo të kenë fitim. Sipas operatorëve, nëse çmimet në tregjet ndërkombëtare do të rriten, edhe prodhimi vendas do shitet më shtrenjtë, ndërkohë që rekomandohet një politikë tjetër subvencionuese për fermerët në mënyrë që të mbulojë diferencën në çmim. Kompanitë shprehen se situata do të jetë me e qartë në shtator, pasi të shikohet bilanci botëror i korrjeve dhe çmimet në bursë. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2022 çmimi i drithërave u rrit me 37%.

Edhe gruri në mbiprodhim, rënia e çmimit pritet “të fundosë” fermerët

Ndërkohë, Komi Furxhi, fermer nga Lushnja, llogarit që nga 1 hektar sipërfaqe e mbjellë me grurë, të humbasin këtë vit 46% të shpenzimeve, për shkak të rënies së fortë të çmimit të shitjes së grurit. Komi Furxhi ka mbjellë 3 ha grurë dhe në total, në vlerë llogarit 483,000 lekë humbje nga rënia e çmimit. Sipas tij, çmimi i shitjes së grurit në treg është ulur 46% krahasuar me vjet (nga 50 lekë për kg, çmimi është ulur në 27 lekë për kg). Kultivues prej një dekade i drithërave, duke përfshirë grurin, misrin dhe elbin, ai ngre shqetësimin se humbjet e këtij viti janë për shkak të kostos së lartë të prodhimit (gruri mbillet në muajin tetor-nëntor) dhe rënies drastike të çmimit në tregun shqiptar, duke ndjekur tendencën e rënies së çmimeve në bursat e huaja. “E kam mbjellë grurin kur çmimi i naftës ishte 240 lekë për litër. Çmimi i plehrave ishte shumë i lartë, 13,000 lekë për kv. Në total, kostoja e mbjelljes për 1 ha arriti 350,000 lekë, për shkak të çmimit të lartë të naftës dhe plehrave. Nuk përfitova nga subvencionet e shtetit, për shkak të burokracive. Tokat i zotëroj me kontrata qiraje dhe pronarët janë larguar në emigracion. Çmimi i shitjes këtë vit është ulur shumë. Gruri po shitet 27 lekë për kg. Me një rendimet prodhimi prej 70 kv për dynym x 27 lekë për kg si çmim i shitjes, në total të ardhurat do të jenë 189,000 lekë. Automatikisht nga çmimi i ulët humbas 161,000 lekë për ha”, pohoi ai për “Neës 24”. Shqetësim është edhe mungesa e tregut, pasi Komi Furxhi ka të magazinuar në shtëpi 400 kv grurë të pa shitur nga sezoni i kaluar. “Fermerët janë në hall edhe për treg shitje. Mungon tregu i brendshëm për të blerë gjithë prodhimin e brendshëm. Është e domosdoshme që shteti të ndërhyjë për gjetjen e tregut të shitjes me politika mbrojtëse ndaj fermerit dhe jo me masa fasadë. Duhet të vendosë ‘embargo’ për fabrikat e blojës, me qëllim që të mos furnizohen në Rusi, Serbi apo Ukrainë pa përfunduar shitjet e prodhimit vendas”, tha ai. Rritja e sipërfaqeve të mbjella me grurë, të nxitura nga çmimi i lartë vjet i shitjes së grurit, subvencionet direkte dhe mbështetja nga skema e naftës rrezikohet të kthehen në bumerang për fermerë të shumtë në fshatrat e Lushnjës dhe Korçës. Rënia e çmimit të shitjes së grurit dhe kostoja e lartë prodhuese mbeten shqetësimet kryesore për kultivuesit e grurit. Janë të shumtë fermerët që parashikojnë të dalin me humbje këtë vit nga mbjelljet e grurit, pasi çmimi është shumë i ulët dhe nuk ka treg. Edhe këtë vit, sipas kultivuesve të grurit dhe agronomëve, kostoja e prodhimit vijon të jetë e lartë, pavarësisht se fermerët shtuan sipërfaqet e mbjella, prej subvencioneve direkte, ndërsa mungon tregu i shitjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here