Shitja e aksioneve të Tiranës, reagon presidenti Halili

0
34

Aksionet e KF Tirana, në pronësi të Halili “Sh.p.k”, kanë dalë në shitje me një ankand publik.

Një zyrë përmbarimore që kishte bllokuar aksionet e familjes Halili, te klubi i futbollit për shkak detyrimesh ndaj palëve të treta në vitin 2019 të një kompanie tjetër të Refik Halilit, tashmë ka marrë vendimin, duke i nxjerrë zyrtarisht në shitje ato, me ankandin që mbyllet më datë 22 prill, në mesjavën e ardhshme. Kompania e përmbarimit në fjalë, me njoftimin publik, ka bërë të ditur se në shitje janë 66% e aksioneve, me vlerë fillestare prej rreth 161 milionë lekë (1.6 milionë euro), teksa ankandi do të mbyllet më datë 22 prill 2024.

ÇËSHTJA – Borxhi që do të përmbarohet dhe që ka sjellë shitjen e mundshme të aksioneve është një detyrim që ka kompania Halili “Sh.p.k” kompania “Alfa”, në pronësi të Refik Halilit ndaj një personi. Shtetasit Abedin Treza(Preza). Siç njofton Qendra Kombëtare e Biznesit në datën 13 shtator 2019, shtetasi Abedin Treza (Preza) ka bllokuar 66 për qind të aksioneve në zotërim të Refik Halilit në KF Tirana. Sipas urdhrit të sekuestros, debitori i detyrohet kreditorit 1.5 milionë euro dhe 25 milionë lekë (të rinj) si dhe interesat për çdo ditë vonesë. Kreditori, Treza, pasi ka fituar gjyqin me vendim të formës së prerë ka kontaktuar një shoqëri përmbarimore për bllokimin e aksioneve në masën 66%. Bllokimi është urdhëruar në datën pesë shtator, por është bërë publik nga Qendra Kombëtare e Biznesit më 13 shtator 2019. Pas pesë vitesh pritje, kreditori ka kërkuar shitjen e aksioneve të KF Tiranës që të marrë paratë e fituara në gjyq. Deri në 22 prill do të zbulohet se çfarë do të ndodhë. Nëse do të ndryshojë pronësia e Tiranës apo jo.

HALILI – Presidenti Refik Halili, dje për “Panorama Sport”, shkurtimisht ka thënë: “Çdo gjë është nën kontroll. Jam i qetë dhe i qartë për situatën dhe do ta zgjidhim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here