Protesta në Poloni/ “Demokracia vdes në heshtje”, BBC: Mijëra qytetarë kërkojnë ndryshim në Varshavë

0
79

Qindra mijëra protestues janë mbledhur në Varshavë, një nga protestat më të mëdha të Polonisë që nga rënia e komunizmit në 1989.

Shumica e partive opozitare u kanë bërë thirrje mbështetësve të bashkohen në marshimin kundër partisë nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS), të udhëhequr nga Jaroslaw Kaczynski.

Mes të pranishmëve ishin edhe ish-kryeministri Donald Tusk dhe ish-presidenti Lech Walesa.

Ndërkohë PiS e ka dënuar tubimin si një “marsh urrejtjeje”.

Shumë qytetarë udhëtuan nga i gjithë vendi për të marrë pjesë, dhe njëkohësisht tubime janë mbajtur në qytete të tjera polake si Krakov.

Një shumëllojshmëri problematikash sollën protestat, duke përfshirë zhgënjimet për inflacionin, kostot e jetesës dhe të drejtat për gratë dhe çështja e LGBT.

Shqetësime janë ngritur edhe kundër ligjit të ri të akuzuar për minimin e demokracisë së Polonisë.

Ligji, i kritikuar nga BE dhe SHBA, ngre një komision për të hetuar ndikimin e padrejtë rus në politikën polake dhe ka fuqinë t’i ndalojë njerëzit të marrin poste publike për 10 vjet.

“Demokracia vdes në heshtje, por ju keni ngritur zërin për demokraci sot, heshtja ka mbaruar, ne do të bërtasim”, tha Donald Tusk, ish-kreu i Këshillit Evropian

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here