Kthimi i pronave shtetërore te qytetarët, kreu i ATP-së zbulon procedurat e reja të kompesimit

0
76

Drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Geraldo Durdaj tha se është rritur interesimi i qytetarëve për të kërkuar kthimin apo kompensimin e pronave.

Ai tregoi se ligji parashikon tre forma të kompensimit të pronave por thekoi që një kompensim i plotë fizik, mund të bëhej vetëm në rast se prona nuk është e regjistruar si pronë shtetërore dhe nuk ka qenë e regjistruar në emër të individëve të tjerë më herët.

“Nëse flasim për çështjen e pronave, ne flasim për një problem shumë të qenësishëm, i cili i prek në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarët.

Format e kompensimit janë tre, kompensim fizik brenda pronës së njohur të subjektit të shpronësuar, kompensim i kombinuar 20% vlerë financiare dhe 80% nga fondi fizik i pronave që ka axhensia dhe me kërkesë të veçantë dhe e treta kompensimi financiar.

Kompensimi fizik mund të bëhet i plotë në rast se prona figuron se është në emër të shtetit, ndërsa në të kundërt, duhet të aplikohet një tjetër nga format”,-tha Geraldo Durdaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here