Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

0
69

Kryeministri Edi Rama ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Evropian që kërkoi sot nga Kosova që t’i pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të objekteve komunale në veri të Kosovës dhe të shpallë zgjedhjet e reja. Edi Rama shkon edhe më tej duke qenë edhe më i ashpër me Albin Kurtin.

“BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi i këtij mosplani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më vetëshkakuese dhe më pak evropiane” shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here