Keisi i dha fund lidhjes me Kristin! Sabiani bën veprimin e papritur dhe habit të gjithë me mënyrën e tij

0
197

Keisi i ka dhënë fund raportit me Kristin, pasi sipas saj, nuk ka shumë pëlqim. Ky qëndrim i saj duket se ka ndodhur pas hyrjes së Sabianit brenda në shtëpi dhe faktin që ai nuk e kishte mbështetur këtë lidhje jashtë.

Këtë e tregojnë dhe vetë fjalët e Keisit, e cila i tha Kristit se imponimi i banorëve në këtë marëdhënie bëri që ajo të frikësohet e të mos e vijojë dot më tej.

Po ashtu, ajo pranoi se ka harruar veten, duke qëndruar pas Kristit. Ky i fundit, u tregua shumë i kuptueshëm me Keisin edhe pse pranoi se do mërzitej që të mos e vijonin më tej njohjen brenda shtëpisë.

Mirëpo, ai që ka habitur më shumë është Sabiani. Babai i Keisit, ka mbështetur publikisht Kristin, madje bën thirrje që ai të luftojë për atë që do, në këtë rast Keisin.

‘Forca Kristi, mos dil dhe lufto për atë që do’– shkruan Sabiani teksa shihet se ka votuar që të largojë nga shtëpia Armaldon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here