Arabinë e ‘trullos’ vapa! Zbulohet çmimi marramendës që Al Hilal do ‘mbulojë me ar’ për dy vite ‘pleshtin’ argjentinas

0
88

Në skadencë të kontratës me PSG, Lionel Mesi vijon të jetë në qendër të merkatos. Nuk ka të reja në lidhje me një rinovim të mundshëm, detaj ky që shton edhe më shumë zërat për një largim nga Parisi.

Parisien shkruan se në tavolinën e “pleshtit” janë dy opsione: MLS, ku David Bekam është gati t’i plotësojë çdo kërkesë ekonomike dhe e dyta është Arabia Saudite, aty ku Al Hilal po bën çdo gjë për ta bashkuar edhe një herë me Ronaldon në një kampionat.

Al Hilal ka gati një ofertë dy vjeçare nga ku do të përfitojë 600 milionë euro. Nëse Mesi do të pranonte këtë ofertë atëherë do të shndërrohej në lojtarin më të paguar në botë, duke kaluar në këtë mënyrë Kristiano Ronaldon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here