Mbi 3 orë sqarim në prokurori, zbardhen kallëzimet e bujshme ndaj Vangjush Dakos në SPAK

0
39

Pas më shumë se 3 orë deklaratë në SPAK, janë zbardhur detajet e reja që kanë dalë në lidhje dhe me arsyen se përse Vangjush Dako është thirrur.

Në dosjen e kallëzimeve thuhet se mbi të rëndojnë akuzat për shpërdorim në lidhje me situatën e tërmetit të 26 nëntorit.

Një nga kallëzimet është bërë nga banore të një pallati  me dyshimin se ka ndryshuar lejen e ndërtimit për një pallat nga 10 kate në 14 kate.

Një tjetër kallëzim është depozituar nga Partia Demokratike në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i nëntorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here