Vjedhja e bujshme e tenderit me flamur të kuq, si u paralajmërua Lefter Alla para se të binte në ‘birucin’ e qelisë

0
78

Kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla me urdhër të SPAK është arrestuar pas vjedhjes së fondeve publike me tender të ujësjellësit në zonën e Bulqizës.

Bashkë me Allën janë shoqëruar edhe 12 persona të tjerë për korrupsion në bashkëpunim pasi mendohet se kanë qenë në komisionet për dhënien e tenderave për të cilët është lëshuar urdhër-arresti.

Në Bulqizë janë kontrolluar dhjetëra banesa dhe ka forca të shumta policie të stacionuara.

Përgjimet prej një viti për Lefter Allën kanë qenë një sinjal i mirëfilltë paralajmërimi, e vënë nën vëzhgim lëvizjet e tyre me shpërdorim fondet publike për tenderime publike duke nxjerr fitues subjekin e një të afërmi të tij.

Në Bulqizë janë kontrolluar dhjetëra banesa dhe ka forca të shumta policie të stacionuara.

Prej një viti Alla dhe të tjerë zyrtarë dyshohet se kanë qenë në përgjim. Prokurorë të SPAK kanë qenë në të 4 bashkitë e qarkut herë pas here për të kryer verifikime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here