Formacionet zyrtare Arsenal-Sporting Lisbon: Gabriel Jesus rikthehet në sulm për një “biletë” çerek-finaleje

0
37

Pas afro 30 minutash në “Emirates Stadium”, “topçinjtë” e Arsenal do të presin portugezët e Sporting Lisbon, në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16-ve, të UEFA Europa League, me përballjen e parë e cila u mbyll me rezultatin 2 me 2.

Për sfidën e sotme tekniku Mikel Arteta ka vendosur t’i rreshtojë të tijët me formulën 4-4-2, ku si zakonisht në portë është “gardiani”, Aaron Ramsdale e para tij në mbrojtje Tomiyasu, Saliba, Gabriel dhe Zinchenko. Në mesfushë janë vendosur Nelson, Jorginho, Granit Xhaka e Fabio Vieria, me dyshen e sulmit që i është besuar brazilianëve, Gabriel Jesus dhe Gabriel Martinelli.

Në krahun tjetër tekniku Ruben Amorim ka vendosur t’i rrështojë të tijët me formacionin 3-4-3, ku në portë është vendosur spanjolli Adan. Në mbrojtje Inacio, Diomande dhe Jermiah St. Juste. Katërshja e mesfushës përbëhet nga Matheus Reis, Ugarte, Pedro Gonçalves dhe Egaio, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Trincao, Paulinho dhe Edwards.

Formacionet zyrtare Arsenal-Sporting Lisbon: Gabriel Jesus rikthehet në

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here