Prezantuesi i ‘Big Brother Vip’ Kosova është kërcënuar nga babai i reperit Stresi? Reagon për herë të parë moderatori

0
108

Prezantuesi i spektaklit të “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti i është përgjigjur një varg pyetjesh në rrjete sociale nga fansat. Kjo pasi në rrjet po qarkullojnë thashetheme se prezantuesi është kërcënuar nga babai i reperit Stresi. Ai e ka mohuar këtë thashethem përmes përgjigjes në rrjetet e tij sociale, duke thënë se po qarkullon një lajm i rremë dhe ai nuk është kërcënuar.

“Përse nuk po e paditë babain e Stresit që të ka kërcënuar?”, ka pyetur mes tjerash një prej ndjekësve.

Alaudini ka përfituar nga rasti që ta sqarojë një herë e mirë këtë thashethem të pabazë.

“E kuptoj kureshtjen e njerëzve për Big Brother mirëpo ky lajm që po qarkullon për kërcënime nuk është i vërtetë”, ka deklaruar ai.

Prezantuesi i 'Big Brother Vip' Kosova është

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here