Si do të përzgjidhen dhe monitorohen koncesionet? Nis puna për VKM-në e re, “shtrëngohen” kushtet financiare për kompanitë

0
103

Akuzat e herëpashershme kundrejt qeverisë lidhur me shpërdorimin e pasurive publike përmes dhënies së tyre me koncesion, të përkthyera në shërbime të cunguara dhe shpesh penalizuese për qytetarët shqiptarë, kanë nxitur qeverinë që të fokusohet më shumë në këtë drejtim duke shtrënguar rregullat e përzgjedhjes dhe të monitorimit. Në draft strategjinë e reformave ekonomike 2023-2025, thuhet se me qëllim forcimin e kapaciteteve të qeverisë për vlerësimin e projekteve të investimeve publike, ka nisur puna për hartimin e një VKM-je të re e cila pritet të finalizohet në gjysmën e parë të këtij viti dhe synon të përfshijë opsionin e financimit të PPP-së si seksion të veçantë në fazën e dorëzimit të Formularit te Propozimit të Projektit, si dhe në studimin e fizibilitetit; përfshirjen e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social si pjesë e fazës së dorëzimit të Formularit te Propozimit të Projektit, si dhe në studimin e fizibilitetit;  forcimin e procedurave për moslejimin e fragmentimit të projekteve; si dhe detyrim fondesh, jo vetëm në vitin e parë siç është në Ligjin Organik të Buxhetit (LOB) 20%, por të paktën për vitin e dytë dhe të tretë, shuma prej të paktën 30%. Po ashtu, ndryshimet do të përcaktojnë kuadrin rregullator dhe metodologjik për përgatitjen, miratimin, përditësimin, monitorimin dhe zbatimin e procedurave të Menaxhimit të Investimeve Publike (MIP) dhe procedurave të Listës Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare. Ndër aktivitetet e planifikuara përgjatë këtij viti, vendoset theksi tek  plotësimi i bazës së plotë të të dhënave të kontratave të monitoruara ndjekja e procesit të monitorimit të kontratave të koncesionit/PPP. Ndërsa përgjatë vitit 2024- 2025, fokusi do të jetë tek Forcimi/zhvillimi i kapaciteteve nëpër institucionet qeveritare për monitorimin e kontratave koncesionare/PPP;  Konsolidimi dhe përmirësimi i metodologjisë së vlerësimit të projekteve të reja koncesionare/PPP; Forcimi i roleve të autoriteteve kontraktore në përcaktimin e procedurave që zgjidhen për kontratat publike, për të vlerësuar se cilat procedura maksimizojnë “vlerën më të mirë për paranë” dhe “vlerën për njerëzit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here