Shqipëria ndodhet në periferi të valës së të nxehtit që ka përfshirë Europën. Meteorologët parashikojnë temperatura të ajrit mbi normalen e muajit maj. Më të larta pritet të jenë të mërkurën dhe të enjten.
“Preket dhe vendi ynë duke qenë se qendrën e ka dhe në Europë, por jemi më në periferi të kësaj mase të nxehtë me origjinë afrikane që dominon gjatë kësaj jave mbi kontinentin e Europës. Qendra ndodhet mbi Mbretërinë e Bashkuar, Spanja, Franca janë tre shtetet më të goditura ku dhe vala është më intensive ku temperaturat shkojnë deri në 40 gradë ndërkohë që për vendin tonë temperaturat përgjatë këtyre ditëve maksimalet të shkojnë deri në 33 gradë celcius.
Vlen të theksohet se ne i referohemi vlerave të temperaturave të ajrit që maten sipas standardeve të organizatës botërore të meteorologjisë pavarëisht se maten 33 mund të ndjehen më të larta , tha ajo.
Në mesjavë meteorologët thonë se do të përjetojmë netë tropikale ndërsa mëngjeset do të ngjasojnë me ato të korrikut. Vlerat më të larta termometri parashikohet të shënojë në Ultësirën Perëndimore.
“Përveç rritjes maksimaleve shfaq dhe rritje te temperaturave minimale të natës, ku përgjatë mëngjesit neser temperaturat ne bregdet 17, në zona të ulta 18 gradë i afrohen netëve tropikale, temperatura që jemi mësuar ti përjetojmë në korrik dhe fillim gushti. Ultesira perëndimore që regjistron temperatura me të larta, Shkodra, Fieri Elbasani, Tirana. Nuk mund ti quajmë temperature normale për majin, janë shumë më të larta se normalet shumëvjeçare të muajit”, shtoi ajo.
Kjo situatë pritet deri më 28 maj kur meteorologët parashikojnë rikthim të reshjeve lokale në formë stuhishë në zona kodrinore dhe malore, pasojë e përplasjes së masave ajrore të nxehta me ato mesdhetare.



