Akuzohen për vrasje, trafik droge e mashtrime/ Policia angleze publikon fotot e 14 personave më të kërkuar, mes tyre edhe shqiptarë

0
102

14 persona me rekorde kriminale janë shpallur në kërkim nga autoritetet në Britani. Policia e Yourkshire ka bërë me dije se 14 personat janë në kërkim për shkak se janë të përfshirë në krime të ndryshme, vrasje, trafik droge si edhe arratisje nga burgu.

Mediat britanike kanë bërë me dije se mes tyre është edhe një shqiptar.

Bëhet fjalë për Klevis Xhelaj. Oficerët e policisë në Sheffield kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur gjetjen e tij.

Mediat britanike e përshkruajnë Xhelaj me një trup mestar, me flokë kafe të errët dhe tatuazhe në gjoks.

Shqiptari Klevis Xhelaj besohet të ketë lidhje me zonat e Nottinghamshire, Ëest Midlands, Leicester dhe Londër dhe ai mund të ketë udhëtuar jashtë zonës së Yorkshire të Jugut.

Gjithashtu në kërkim janë Mateo Cela dhe Eljaso Çela. Detektivët që po hetojnë vrasjen eArmend Xhikës në Sheffield të ndodhur në maj të vitit 2021 po kërkojnë ndihmë për të gjetur dy vëllezërit që janë në kërkim në lidhje me vdekjen e Armendit.

Eljaso Cela 28-vjeç dhe vëllai i tij 26-vjeç Meto Çela janë në kërkim nga oficerët e hetimit, ndërkohë që hetimet rreth kësaj vrasjeje vijojnë.

Armendi pësoi plagë me thikë në Sheffield më 13 maj 2021, pas një sherri të ndodhur në rrugën Earl Marshal në zonën Burngreave.

Armendi, 22 vjeç, u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here