Google search engine
Home Politike Banesa e tij ishte shndërruar në laborator kokaine/ Zyrtari i lartë i...

Banesa e tij ishte shndërruar në laborator kokaine/ Zyrtari i lartë i PS-së një emër i njohur i shpëtoi një atentati në 2008-ën, 2 vite më vonë u ndalua nga policia për…

0
214

Viktor Cervanaku në shtëpinë e të cilit u zbulua një laborator për përpunimin e kokainës që sasia e sekuestruar kapte vlerën 40 milionë euro nuk është një emër i panjohur për opinionin publik , jo vetem në Fier.

Per shumë vite ai ka qenë kryetar i komunes Frakull te Fierit, nën siglen e Partisë Socialiste. Në vitin 2006 ai është kallëzuar penalisht nga Inspektoriati i Deklarimit te Pasurive për “ refuzim për deklarim” por shpëtoi nga ndjekja penale për shkak te një amnistie të miratuar nga Parlamenti në fund te atij viti.

Banesa e tij ishte shndërruar në laborator kokaine/ Zyrtari i

Në vitin 2008 , Viktor Cervanaku ka qenë obiektiv i një atentati te dështuar nga R. Kapaj. Ky i fundit ishte acaruar me kryekomunarin e Frakullës pasi nuk arrinte te merrte nje certifikate referuar raportimeve mediatike të kohës.

Ndërkohë ne vitin 2010 ai shoqërohet nga policia e Fierit nën dyshimet se qarkullonte me nje automjet të trafikuar nga Greqia. Në ate kohë Cervanaku udhetonte me një Range Rover me targa te vendit fqinj.

Në një reagim per mediat atë kohe, Cervanaku pranoi se ishte shoqeruar ne polici dhe kishte sqaruar ceshtjen e mjetit.Viktor Cervanaku vijonte të ishte aktiv në politiken lokale te Fierit edhe pse pas vitit 2015 me shkrirjen e komunave nuk ishte me drejtues i njesise vendore.

Sipas të dhënave të “ listes se pagave” të rrjedhura në publik vitin e kaluar rezultonte se Viktor Cervanaku ishte drejtor i Administrates tek Operatori i Sistemit te Transmetimit ndersa se fundi punonte ne sektorin e burimeve njerezore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here