Pas largimit nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, zbardhet lëvizja e fundit e Gledis Nanos

0
383

Gledis Nano është një nga 40 fituesit e degës së Masterit Ekzekutiv në Kriminologji, pranë Fakultetit të Drejtësisë.

Kështu, pas largimit nga drejtimi i Policisë së Shtetit, Nano do fokusohet tek studimet. Emri i tij renditet i 4-ti në listën e fituesve:

Pas largimit nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të

Nano është diplomuar në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari” në vitet 1999- 2002, ku pas diplomimit ka marrë titullin “Specialist i Lartë Policie”. Në vitet 2006- 2009 është diplomuar me titullin “Jurist”, ndërsa në vitet 2009-2011 ka kryer studime pasuniversitare në fushën juridike pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Në fund të muajit gusht, Nano dha dorëheqjen pas ngjarjeve të njëpasnjëshme kriminale dhe zhdukjes së Ervis Martinajt. Në vend të tij u emërua Muhamet Rrumbullaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here