Arrestohet futbollisti i Juventus, zbardhen me shpejtësi detajet e fundit: Policia hyn në shtëpi dhe…

0
218

Disa minuta më parë, prestigjozja holandeze The Telegraaf ka bërë të ditur se futbollisti i Juventus, Mohamed Ihattaren është arrestuar nga policia vendase në shtëpinë e tij në Utrecht. Uniformat blu, sipas dëshmitarëve, u futën në shtëpinë e tij dhe morën futbollistin në rajonin e policisë.

Akoma nuk ka një komunikatë zyrtare nga departamenti i policisë për shkakun pse është kryer ky arrestim por vlen të përmendet se një javë më parë, makina e Ihattaren u gjet e djegur ndërsa makina e vëllait të tij kishte të njëjtin fat disa javë më parë.

Ihattaren, pas ndërprejes së kontratës me Ajax ku ishte i huazuar, duhej të kthehej te “Zonja e Vjetër” në Itali por me ngjarjet e fundit, vështirë se italianët do e rikthejnë në skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here